Një ditë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë i ka frikësuar pushtetarët në vend, pasi u ka bërë të qartë se drejtësia nuk do të tolerojë më askënd. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada ka shpërndarë një video, ku thekson se pushtetarëve të përfshirë në afera korrupsioni dhe bosëve të krimit po iu mbarojnë ditët kur ata ishin të paprekshëm nga drejtësia në vend.
SHBA duket e vendosur në qëllimin e saj për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Dhe për ta realizuar sa më shpejt këtë gjë, ka premtuar se do të sjellë ekspertë ndërkombëtarë, duke theksuar se në fillim të vitit 2020, prokurorët amerikanë do të ofrojnë trajnim për SPAK për çështje mjaft sensitive për publikun, siç është lufta ndaj krimit, korrupsionit apo edhe pastrimit të parave.
“Sistemi i ri i drejtësisë garanton dy gjëra, pavarësi më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme, por edhe llogaridhënie më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme, por edhe llogari dhënie më të madhe.
Sistemi i ri i drejtësisë siguron ndjekje penale më të mira dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Këtë vit po punojmë nëpërmjet programit të Partneritetit Nju Xhërsi/ Shqipëri për të identifikuar 35 prokurorë dhe hetues nga Nju Xhërsi dhe federalë për t’u trajnuar mbi legjislacionin e ri penal shqiptar. Nga fillimi i vitit 2020, prokurorët amerikanë do të ofrojnë trajnim për SPAK mbi çështje të tilla si lufta ndaj korrupsionit, pastrimit të parave, trafikimit të njerëzve”, thuhet në reagimin e SHBA.