Yuri Kim ka nisur detyrën zyrtarisht si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri. Ambasadorja e re ka zhvilluar këto ditë një sërë takimesh me figurat politike në vend. Ajo ka rikonfimuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Po kështu ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ambasada Amerikane i ka bërë ftesë gjithë shqiptarëve, që të mirëpresin ambasadoren Yuri Kim, duke e ndjekur në Twitter.
“Le të mirëpresim Ambasadoren tonë Yuri Kim në Twitter! Ndiqni @USAmbAlbania në Twitter dhe ndani mendimet dhe idetë tuaja me të!”, shkruan Ambasada Amerikane në faqen zyrtare në Facebook.