Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Aleanca Kuq e Zi, pse dështojnë lëvizjet e reja politike në Shqipëri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Aleanca Kuq e Zi, pse dështojnë lëvizjet e reja politike në Shqipëri

Më 9 mars 2011, dhjetëra intelektualë nënshkruan gjatë një tubimi në Vlorë një peticion kundër regjistrimit etnik të popullsisë në Shqipëri, që për shkak të reagimeve të ashpra kryesisht nga minoriteti grek dhe Athina zyrtare, u shty me disa muaj.

Firmëtari i parë ishte nënkryetari i atëhershëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Më pak se një vit më vonë, e ashtuquajtura Aleanca Kuq e Zi, u kthye në një lëvizje politike.

Veç Spahiut, dhe kolonel Myslim Pashës, që denoncoi shkeljet e marrëveshjes detare me Greqinë, lëvizja nuk kishte në gjirin e saj shumë figura të njohura publike.

Gjithsesi ajo forcë e re politike ishte agresive në denoncimin e asaj që e shihte si “greqizim” të jugut të vendit apo të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të detyruar në shumë rast të ndryshonin emrin e tyre, për të mundësuar pasjen e letrave të qëndrimit në shtetin fqinj.

Pas shpalljes antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, marrëveshja për caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ishte shndërruar në një kartë të fortë politike për opozitën kryesore të kohës, Partinë Socialiste. Ajo u shndërrua edhe në moton kryesore të Aleancës Kuqezi, që nisi të përdorte një retorikë shumë nacionaliste, duke e akuzuar kryeministrin e kohës Sali Berisha, se po u shërbente me politikat e tij fqinjëve grekë dhe serbë.

Berisha në fillim e shpërfilli. Më pas nisi ta sulmonte ashpër AKZ dhe Kreshnik Spahiun.

Në fund urdhëroi shkarkimin e tij nga posti që mbante në KLD. PD ngriti një komision hetimor parlamentar mbi veprimtarinë e Spahiut, por ky i fundit dha dorëheqjen që pas mbledhjes së parë të këtij komisioni, duke akuzuar Berishën për presione të mëdha ndaj tij dhe sistemit të drejtësisë në tërësi që në vitin 2008, kur edhe ndodhi tragjedia e Gërdecit.

Në fund, komisioni hetimor e shpalli fajtor për abuzim me detyrën, teksa prokuroria nisi një procedim penal ndaj tij, që u pushua 2 vjet më vonë. Duke u fokusuar vetëm tek Aleanca Kuqezi, Spahiu ashpërsoi tonet ndaj qeverisë PD-LSI, por në jo pak raste ai nisi të shënjestrojë edhe kreun e opozitës, Edi Rama, për paktin e tij okult me Berishën për ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008.

AKZ çeli gradualisht degë në shumë qytete të Shqipërisë, në Maqedoni, Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare. Madje ajo ngriti degë edhe në Itali, Belgjikë, SHBA ku jetojnë, punojnë e studiojnë emigrantë shqiptarë. Vetë AKZ, pretendonte se kishte mbështetjen e shoqatave të ndryshme patriotike, të cilat iu bashkëngjitën.

Madje me rastin e festës së pavarësisë në nëntor 2012, AKZ paralajmëroi mbajtjen e një referendumi popullor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke shmangur tërësisht emrin “Kosovë”, dhe duke e quajtur atë “Shqipëria Veriore”.

Disa qarqe mediatike pranë PD-së në atë kohë, e akuzuan Spahiun si drejtuesin e një partie ekstremiste të financuar nga Turqia. Dhe kjo nisur kryesisht nga retorika e egër ndaj Greqisë. Ndërkohë një tjetër ide që qarkulloi në atë kohë në formën e një diversioni, ishte që Aleanca Kuqezi ishte në të vërtetë një parti e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që dikur kishte qenë për disa vite nënkryetar i Partisë Demokratike.

Në fakt, Topi e përfundoi mandatin në verën e vitit 2012, për t’i lënë postin një tjetër ish-demokrati, Bujar Nishanit, por nuk mori drejtimin e AKZ. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, ai krijoi partinë e tij Fryma e Re Demokratike.

Retorika e ashpër dhe e pakompromistë e Kreshnik Spahiut ndaj qeverisë Berisha, i garantoi një mbështetje popullore në rritje. AKZ nisi të figuronte në disa sondazhe pas LSI-së së Ilir Metës, pra si forcë e katërt politike në vend. Kjo e nxiti Partinë Socialiste, që në koalicionin e gjerë me dhjetëra parti të vogla, të ftonte dhe partinë e Kreshnik Spahiut.

Por në dallim nga negociatat formale me partitë e tjera të vogla, ato PS-AKZ ishin të vështira.

Spahiu fliste në publik për parime që partia e tij nuk i negocionte. Vetë Rama e akuzoi Spahiun, se po kërkonte një pazar të lartë, me disa deputetë të sigurt në listat e Partisë Socialiste.

Në fund, duke fituar jo pak siguri nga dalja e LSI nga qeveria dhe rifutja në një koalicion me PS më 1 prill 2013, Rama ndërpreu bisedimet me AKZ. Kjo e fundit hyri e vetme në zgjedhje, duke marrë vetëm 10.196 vota në rang vendi, dhe asnjë mandat deputeti. Spahiu, ashtu si shumë parti të tjera të vogla akuzoi PS dhe PD për manipulimin e votave, dhe certifikimin e kësaj vjedhje në KQZ-në e kontrolluar prej tyre.

Pas largimit të Berishës nga drejtimi i PD, Kreshnik Spahiu nisi të afrohej me Lulzim Bashën.

Ai e mbështeti protestën e gjatë në çadrën para kryeministrisë në pranverën e vitit 2017. Por u zhgënjye sërish prej tij, kur Basha futi në listat e sigurta të PD aleatët e tjerë Dashamir Shehin, Fatmir Mediun, apo Agron Dukën, por jo atë.

I hidhëruar Spahiu dha dorëheqjen nga drejtimi i AKZ, dhe sot punon si avokat jashtë vendit. Sot Aleanca Kuqezi është një hije e vetvetes. Fatin e saj e kanë pasur të gjithë partitë e tjera të reja, që premtuan të ndryshojnë skenën politike në Shqipëri, dhe të mposhtin “dinozaurët” e mëdhenj të politikës Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Po kështu ndodhi me Frymën e Re Demokratike të Bamir Topit, LIBRA-n e Ben Blushit, Sfidën e Gjergj Bojaxhiut, dhe deri tani edhe me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit. Që të gjitha këto lëvizje, kanë pasur fshehur ose hapur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Por pavarësisht zhgënjimit me klasën politike aktuale, shqiptarët preferojnë më mirë të mërgojnë në vendet e ndryshme të Evropës Perëndimore, dhe ndërtojnë atje një jetë të re, sesa të bëhen pjesë e një projekti të ri politik. Dhe kjo deri më sot, pasi një ditë gjërat mund të ndryshojnë. /TIRANA TODAY

Tags: Aleanca Kuq e Zidështojnëlëvizjet politikeshqiperi

TË LIDHURA

Vlora mbetet pa kadastër, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit
Aktualitet

Vlora mbetet pa kadastër, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

15:05 | 26/01/2026
Konferenca e përbashkët në Izrael, Netanyahu: Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë!
Aktualitet

Konferenca e përbashkët në Izrael, Netanyahu: Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë!

14:38 | 26/01/2026
Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike
Aktualitet

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

14:23 | 26/01/2026
Next Post
Të luftojmë kriminalitetin pa rrezikuar liritë

Vendimi i Venecias rikthen ekuilibrin e prishur kushtetues

I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Rrëmbehet me forcë 16-vjeçari në Durrës, policia zbardh ngjarjen

Balluku: Ndërprerje e transportit ajror e detar me zonat e rrezikshme

Balluku: Ndërprerje e transportit ajror e detar me zonat e rrezikshme







JU REKOMANDOJMË

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Vlora mbetet pa kadastër, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit
Aktualitet

Vlora mbetet pa kadastër, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

by mirseda
15:05 | 26/01/2026
0

Pas njoftimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës kanë...

Inter, +5 pikë larg Milanit, shifrat flasin për ‘arratisje’ vendimtare drejt titullit, por…

Inter, +5 pikë larg Milanit, shifrat flasin për ‘arratisje’ vendimtare drejt titullit, por…

14:56 | 26/01/2026
Kuvendi i LDK-së më 31 janar, hapet rruga për kryetar të ri

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, hapet rruga për kryetar të ri

14:41 | 26/01/2026
Konferenca e përbashkët në Izrael, Netanyahu: Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë!

Konferenca e përbashkët në Izrael, Netanyahu: Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë!

14:38 | 26/01/2026
Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, dy të vdekur dhe një në gjendje kritike

14:23 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com