Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Albin Kurti, shpresë apo ankth për Kosovën?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Albin Kurti, shpresë apo ankth për Kosovën?

Nga: Ervis Iljazaj

Albin Kurti është lideri tipik populist, i cili luan me emocionet popullore, për të mbledhur rreth tij pakënaqësitë që normalisht ekzistojnë ndaj qeverisë dhe politikanëve, aq më tepër kur këta të fundit kanë një kohë të gjatë në pushtet. E gjithë figura e tij politike është ndërtuar rreth një filozofie denoncimi, rebelimi, apo akuzash pothuajse revolucionare. Gjë e cila u vërtetua në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, e cila ishte një votë totalisht mllefi ndaj sistemit politik.

Është e qartë se suksesi i Vetëvendosjes është i lidhur vetëm me karizmën dhe figurën e Albin Kurtit. Emri i tij tashmë është kthyer në një lloj kulti individi, ku të gjitha shpresat vërtiten vetëm rreth një personi.

Në këtë kuptim, është normale që karizma e tij ka krijuar një politikan autoritar, ashtu sikurse ndodh shpesh me të tillë njerëz që kanë aftësinë të elektrizojnë masat. Po të shtosh këtu retorikën e tij populiste të majtë, madje komuniste në disa raste, të kombinuar me spektaklin politik që Kurti i servir shpesh herë opinionit publik, atëherë kuptohet fare lehtë forca e tij. Në politikën e sotme, arsyeja dhe moderacioni nuk mund të konkurrojnë dot emocionin dhe radikalitetit që përfaqëson Albin Kurti me figurën e tij.

Kombinimi i ideologjisë së majtë populiste me notat nacionaliste, kanë krijuar tashmë një kokteil perfekt nacional-markisist, i cili është vështirësisht i mundshëm në aspektin e propagandës, gjë të cilën Albin Kurti e zotëron në mënyrë absolute.

Në këtë kuptim, Albin Kurti, lideri absolut i një lëvizje është kthyer në këto ditë në një shpresë të madhe të shoqërisë së Kosovës, edhe pse përfaqëson vetëm një të tretën e saj.

Të lodhur nga sistemi dhe defektet e një politike të gjatë, shqiptarët e Kosovës shohin te ai një mënyrë ndryshim radikal dhe pjesën e moralshme të politikës. Kjo shpresë e madhe është reflektuar edhe në Shqipëri, nga të majtë dhe cuditërisht  të djathtë, që e shohin si frymëzim dhe shembull suksesi.

Mirëpo, në të njëjtën kohë me shpresën që përfaqëson Albin Kurti, ka dhe një pasiguri të madhe rreth tij si Kryeminsitër i Kosovës.  Ose më saktë, Albin Kurti si kryeministër është totalisht një enigmë, për vetë faktin se zakonisht këto lloj lëvizjesh politike janë të afta kur janë në opozitë, ndërsa përgjegjësia  dhe realizmi që ekziston kur je në  qeverisje nuk të lejojnë të jesh shumë ëndërrimtarë dhe idealist. Aq më tepër kur çështjet e Kosovës, sidomos ato të politikës së jashtme janë tmerrësisht delikate. Qëndrimet e Albin Kurtit në këtë drejtim kanë qenë gjithmonë radikale, dhe në disa raste provokative. Shumë cështje të politikës së jashtme, por jo vetëm, janë të pasigurta se çfarë rruge do të marrin me Kurtin kryeministër.

Pasiguria në fushën e psikologjisë quhet ankth. Çfarë është në fakt Albin Kurti për Kosovën, shpresë apo ankth?

Pavarësisht mendimeve të ndryshme për Albin Kurtin si politikanë, dy gjëra janë të sigurta. Kapitalizmi dhe marrëdhëniet me perëndimin janë në rrezik. Kapitalizmi për faktin e politikave ekonomike tërësisht shtetëzuese që propozon, dhe marrëdhëniet me perëndimin për shkak të pozicioneve të tij radikale në një konteskt kompleks ku gjendet Kosova, edhe pse që këto ditë ka filluar një lloj ndryshimi në qëndrimet e tij në këtë drejtim.

Vetëvendosja është një lëvizje tipike populiste e majtë në trendin e shumë lëvizjeve të tilla që janë shfaqur kohët e fundit në Europë, ku defekteve të kapitalizmit i kanë ofruar si alternativë komunizmin, defekteve të demokracisë përfaqësuese i kanë ofruar demorakcinë direkte. Mirëpo, të gjtha këto lëvizje sapo erdhën në pushtet kudo që u shfaqën rezultuan një zhgënjim i madh. Mjafton këtu të përmendim Podemos në Spanjë, Lëvizjen Pesë Yje në Itali  apo Siriza në Greqi, të cilat u ndëshkuan me votë në të gjitha rastet ku provuan përsëri të kërkonin votën e qytetarëve  pas periudhës së tyre në pushtet.

Sepse, historia ka provuar që e vetmja mundësi zhvillmi dhe mirëqënie është kapitalizmi dhe tregu i lirë, dhe e vetmja demokraci e mundshme është ajo përfaqësuese. Prandaj, debati duhet të fokusohet se si ti korrigjojmë defektet e këtyre dy regjimeve ekonomike dhe politike, dhe jo të propozojmë si alterantivë të tyre utopinë e komunizmit dhe demokracisë direkte.

Mesa duket, trendet në botën shqiptare vijnë me vonesë, ashtu sikurse erdhi populizmi i majtë i Albin Kurtit. Megjithatë, kushdo e ka të drejtën e provës. Shpresojmë që kjo lëvizje të mos jetë zhgënjyese ashtu sikurse historia ka treguar me të gjitha lëvizjet simotra të saj. /Gazeta Liberale

Tags: Albin KurtifushatakosoveZgjedhjet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
U dëmtuan nga tërmeti, nis rehabilitimi i tre shkollave në Durrës

U dëmtuan nga tërmeti, nis rehabilitimi i tre shkollave në Durrës

Shërbim të ri për klientët, Raiffeisen Bank marrëveshje me Postën Shqiptare

Shërbim të ri për klientët, Raiffeisen Bank marrëveshje me Postën Shqiptare

Meta nga Estonia: Me Ramën jam në rregull, me të s’kam probleme!

Meta nga Estonia: Me Ramën jam në rregull, me të s’kam probleme!







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com