Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Albin Kurti nuk ka një plan, për të ardhmen e serbëve në Kosovë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Albin Kurti nuk ka një plan, për të ardhmen e serbëve në Kosovë

Nga: Mero Baze

Ajo që ndodhi dje në Veri të Kosovës, ku një bandë serbësh të zemëruar nga shëtitja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për show elektoral, duhet të shërbejë për një debat serioz mes shqiptarëve në Kosovë, se si duhet ta zgjidhin çështjen me serbët në Kosovë.

Duke i tejkaluar emocionet elektorale të këtyre ditëve, që në fakt i shkaktoi vetë dyshja Kurti-Osmani, Albin Kurti duhet t’ia kishte kursyer Kosovës, poshtërimin e institucionit të Presidentit, duke e marrë atë si ‘kukull’ nga pas, në një shëtitje pa objektiv, pa siguri dhe pa fuqinë e duhur për t’i dalë zot.

Akoma nuk e dimë pse Albini po demonstronte me Vjosën pas vetes në Veri të Kosovës, a kishte ndonjë tubim elektoral apo ndonjë ngjarje që duhej të merrte pas Presidenten e vendit dhe pastaj ta zbonin ca banditë.

Ky është krimi i vetëm i Albinit dje në Veri. Të tjerat janë një histori 20 vjeçare.

Po pikërisht ky krimi i djeshëm i Albinit duhet të shërbejë që ai të reflektojë thellë, se problemi i Veriut të Kosovës dhe problemi i Marrëveshjes Serbi- Kosovë, janë një dhe i pandarë dhe për të duhet një qëndrim i bashkuar i klasës politike në Kosovë.

Këto 20 vjet Albin Kurti ka akuzuar gjithë paraardhësit e vet se nuk e kanë zgjidhur problemin e Veriut, se janë të “shitur tek serbët” dhe dokrra të tjera. Ideja ishte që kur të vinte ai në pushtet e zgjidhte këtë punë.

Ende pa ardhë në pushtet u pa që nuk e zgjidh dot, madje e vunë para si ‘lopët’ një bandë huliganësh.

Albin Kurti duhet ta ndajë mendjen, që për të zgjidhur problemin e Veriut, duhet të ulet njëherë me gjithë shqiptarët e rëndësishëm në politikë, e të bien dakord që ato duhet ta zgjidhin me standardet e Perëndimit dhe jo me mendësitë e Milosheviçit, përmes karshillëkut etnik.

Milosheviçi donte ta injoronte Kosovën si pakicë që e zhbëri me dhunë nga pushteti dhe në fund i hëngri kokën, dhe Kosova fitoi shumë më tepër nga sa i kërkonte më 1989 Milosheviçit.

Nuk është mirë t’ua bëjë kismet serbëve të Kosovës këtë gjë tani me kapardisjet e tij si ndaj shqiptarëve kundërshtarë dhe ndaj serbëve.

Kur faktori shqiptar i bashkuar të bjerë dakord që do mbajë linjën dhe standardet e Perëndimit për të zgjidhur atë problem, Kurti dhe falangat e tij, duhet të heqin dorë nga retorika nacionaliste e “armiqve e tradhëtarve” shqiptarë, dhe duhet të guxojë të përballet në dialogun me Serbinë, që e ushqen atë vatër helmi për Kosovën.

Albin Kurti është shumë kontradiktor në këtë pikë. Dje ai tha se “nuk jam gati për dialog me Serbinë dhe se do rishikoj 33 marrveshje që janë arritur”, e nga ana tjetër thotë se “do kërkojmë të na lejohet e drejta e referendumit në Kushtetutën e Kosovës”.

Si mund t’i kërkosh Serbisë të të lejojë ty të bashkohesh me Shqipërinë me referendum, kur ajo praktikisht është sovrane në një pjesë të territorit tënd.

I gjithë konfuzioni i Albin Kurtit vjen pikërisht sepse ai po përballet me gënjeshtrat e veta 20 vjeçare dhe nuk ka asnjë plan veç shtyrjes së planit.

Çdo president i Kosovës ka shkuar në Veri dhe s’ka pasur incidente, pasi shkonin me një profil zyrtar, me një qëllim të caktuar dhe jo për shëtitje elektorale. Por nga ana tjetër të gjithë kanë qenë të angazhuar në një proces Perëndimor të zgjidhjes së çështjes së pakicave serbe.

Këto kërcënimet primtive që “tani që vjen Albini, do spastrohet adminitrata filoserbe e Prishtinës dhe rregullohet dhe ajo e Zubin Patokut”, është qasje milosheviçiane. Por për fat atë se lë njeri ta bëjë se ashtu do t’i vinte zjarrin Kosovës.

E rrezikshme është që Albin Kurti nuk ka asnjë plan për Kosovën në raport me serbët që jetojnë aty dhe që të gjithë e dimë, që janë “qengja që pinë dy nëna”, por njërën duan ta vrasin.

Pa u bërë i besueshëm në dialogun me Serbinë, me mbështetje të plotë të SHBA e BE, pa hequr dorë nga kapardisjet provinciale si njeri që ka globin në dorë meqë po fiton pushtetin, dhe mbi të gjitha pa e ndarë mendjen që serbët në Kosovë nuk i mund dot si shqiptarë, por vetëm siç i mundi Ibrahim Rugova e UÇK në aleancë me Perëndimin, Albin Kurti nuk do të ketë kurrë një zgjidhje për paqen në Kosovë dhe të ardhmen e saj.

Shpresoj mos ta ketë të qëllimshme.

Tags: Albin Kurtimero bazeopinion

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
”Dosja 339”/ Dënohen me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit

''Dosja 339''/ Dënohen me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit

Njerëzit me sistem të dobët imunitar, më të rrezikuar ndaj varianteve të Covid

Njerëzit me sistem të dobët imunitar, më të rrezikuar ndaj varianteve të Covid

Pas Veliajt, edhe deputeti shqiptar konfirmon se është infektuar

Emrat/ 17 deputetët që marrin dieta e shpërblime pa shkuar asnjë ditë në Kuvend







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë
Bota

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

by mirseda
21:13 | 26/11/2025
0

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall...

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

Reshjet intensive në Pogradec/ Prezencë e ujit në katet e para të banesave

20:05 | 26/11/2025
Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

Albin Kurti rizgjidhet kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër pa asnjë votë kundër

19:40 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com