Teksa shumë vende të botës po përballen edhe me variantet e reja te Covid-19, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se njerëzit me imunitet më të dobët, janë më të rrezikuarit ndaj ekspozimit të këtyre varianteve.
Te këta njerëz, virusi mund të ketë më shumë mundësi për të qëndruar gjatë në trupin e tyre. Mjekët në SHBA zbuluan një lloj të Covid që jetonte te pacientët me imunitet të dobët plot 150 ditë, që i jep mundësi virusit të zhvillojë mutacione të reja, shkruan Daily Mail.
Atyre të cilëve iu duhet një kohë e gjatë për të luftuar koronavirusin, pra imuniteti i të cilëve nuk është i fortë, jo vetëm që i japin mundësi virusit për zhvillim, por mund të infektojnë lirshëm edhe të tjerët.
Arsyet pse studiuesit janë të shqetësuar për këtë është sepse te shumë njerëz preket proteina spike, e cila është ajo që përdor sistemi imunitar kur përpiqet të shkatërrojë virusin, kështu që lufta me virusin bëhet më e fortë te njerëzit me imunitet të dobët