Mbrëmjen e djeshme, Kuvendi i Kosovës votoi rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Vetëm një orë pasi u rrëzua, kryeministri në ikje ka marrë ‘hak’ ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (partnere në koalicion), duke shkarkuar numrin dy të qeverisë.
Sikundër shihet qartë edhe në dokumentin në fjalë, Albin Kurti ka shkarkuar zv.kryeministin e parë, Avdullah Hotin, vendim i cili është publikuar nga Qeveria.
Mbrëmjen e djeshme, qeveria Kurti u shkarkua me 82 vota, me anë të një mocioni mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja.
Parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe u përkrah nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet. Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.