E diel, 24 Janar, 2021
14 C
Tirana

Alban Bushi: Durmishaj më kërkoi falje, do ta përzënë nga Greqia

Alban Bushi jep mesazhe të qarta për Fiorin Durmishajn. Nuk e bën këtë në cilësinë e trajnerit të Kombëtares Shpresa apo si njeriu që e njeh mjaft mirë sulmuesin shqiptar.

Bushi
E bën si një njohës i mirë i futbollit grek, i mentalitetit në vendin fqinj dhe si një njeri që gjysmën e karrierës së tij e ka kaluar pikërisht në Greqi. Është dikush që vazhdon të ketë ende fansa aty, por edhe shumë miq. E nëse Durmishaj nuk e beson Bushin, mjafton të shikojë atë që u ka ndodhur shqiptarëve të tjerë si Stefano Kapino dhe Andrea Tato… Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Alban Bushi tregon bisedat e fundit me Fiorinin dhe thumbon grekët: Të jemi të lumtur që zgjedhin shqiptarë…

Alban, mund ta themi zyrtarisht që Fiorin Durmishaj është lojtar i kombëtares greke?

Mendoj se zyrtarisht nuk është. Kur të luajë ndeshjen e parë me Greqinë, atëherë mund ta quajmë të tillë.

Kur keni folur me të për herë të fundit?

Kam kontaktuar me Durmishajn pasi ai vendosi që të luante me Greqinë. Le ta themi kështu, sepse diçka e tillë thuajse është fakt. Më tha: “Trajner, e vendosa… Dua të më falësh”. Nuk më dha asnjë shpjegim tjetër se si ka qenë situata dhe pse e mori këtë vendim. Kam folur përpara 3 ditësh me të.

Mendoni se është vendimi më i mirë që ka marrë?

Mendoj se nuk ka vepruar mirë. Unë kam luajtur 6-7 vite në Greqi dhe e njoh mjaft mirë situatën e futbollit aty. Grekët e morën dhe grekët do ta përzënë sërish. Shpresoj që ai ta ketë karrierën sa më të mirë dhe këtë ia uroj nga zemra. Ai është një lojtar i mirë dhe mendoj që do të bëjë karrierë./ Panorama Sport

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si rekrutoheshin pilotët kamikaze në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore

Fjalën “kamikaze”, e dëgjojmë shpesh sot sa herë kur ndodh një sulm terrorist vetëvrasës. Kjo mënyrë luftimi u shpik nga japonezët gjatë Luftës së...

Arrestohet gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni, u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve në mbarë vendin. Yulia Navalnaya konfirmoi...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, e kërkon trajneri serb

Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë,...

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta

Nga: Alfred Peza Lulzim Basha ka disa ditë që po rreket të bëjë fushatë elektorale, përmes një qasje “të re”, ku Edi Rama e ka...

Hendeku global mes të pasurve dhe varfërve po ngushtohet

Nga: Ferdinando Giugliano “Bloomberg Opinion” Pabarazia e të ardhurave, është ndër një temat më të debatuara ekonomike të kohërave tona. Por është njëkohësisht një nga...