E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Shqiptari “më i urryer” në botë nuk ndalet as në burg, i zbulohet…

Byroja amerikane e burgjeve tha të premten se është duke hetuar ish udhëheqësin e kompanisë farmaceutike Martin Shkreli, pasi mediat kanë raportuar se ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka ndihmuar zhvillimin e kompanisë duke përdorur një telefon të kontrabanduar.

Hetimi është paralajmëruar nga The Wall Street Journal.

Byroja e Burgjeve ka deklaruar se posedimi i telefonit të kontrabanduar në burg konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë deri tek izolimi i të burgosurit dhe ndalimi i vizitave.

Benjamin Brafman, avokat i Shkrelit, ka refuzuar të komentojë.

Gazeta Journal ka raportuar se Shkreli, 35 vjecar, ka ende ndikim të madh në kompaninë Phoenixus AG. Shkreli ishte dënuar shtatë vjet burg për shkak të mashtrimit të

Shkreli, i lindur në Bruklin nga prindër shqiptarë që kishin migruar në SHBA, u bë i njohur me nofkën “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera./ REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...