E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

“Të infiltruar brenda protestës”, qytetarët përplasen me policinë në Fier

Qytetarë protestues janë përplasur me forcat e policisë, të cilat kanë krijuar një kordon në vendin ku po mbahet një protestë në Fier.

Përplasja ka ndodhur teksa ish-deputeti demokrat Luan Baçi mbante fjalën e tij, duke akuzuar se qytetarët po provokohen me praninë e forcave të shumta të policisë. Jo vetëm kaq, por Baçi u shpreh se mes protestuesve të infiltruar civilë nga qeveria që kërkojnë të rrisin tensionet dhe të krijojnë përplasje.

“Policia po provokon protestuesit, kjo është e turpshme. Mos u provokoni nga efektivët e policisë, ata janë futur mes protestuesve por ne nuk duam konflikt me vëllezërit tanë”, ka thënë Baçi.

Ndërkohë policia ka kërkuar që protestuesit të ruajnë qetësinë, duke i cilësuar veprimet e tyre si të kundraligjshme.

Fierakët kanë dalë në protestë, teksa ishte planifikuar që aty të zhvillohej një takim i kryeministri Rama me qytetarë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...