Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

AKU kontrolle “blic” në subjektet tregtare afër shkollave/ Çfarë u bllokua

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
AKU kontrolle “blic” në subjektet tregtare afër shkollave/ Çfarë u bllokua

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrolle intensive në terren tek subjektet tregtare që veprojnë pranë institucioneve shkollore në të gjithë vendin. Me një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare, AKU-ja thotë se janë kryer gjithsej 272 kontrolle zyrtare për periudhën 16 shtator-09 tetor 2019, ndërsa ka bllokuar një sasi të madhe mishi dhe shumë subjekte janë kapur në shkelje të rënda.

Njoftimi i AKU-së: “Në përmbushje të qëllimit për mbarëvajtjen e “Vitit të Ri Shkollor 2019-2020” nëpërmjet garantimit të Sigurisë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi (brenda) institucioneve (para) shkollore, subjekte ku përfshihen grupe të veçanta, si: kopshte, shkolla dhe çerdhe.

Kështu, gjatë periudhës 16 Shtator-09 Tetor 2019, nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë: Janë realizuar 272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.),

Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, apo rasteve kur është konkluduar se produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur masa administrative “Bllokim produkti” për 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj), Janë vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me: tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme, mungesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj.

Për sa i përket masave të marra nga Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, vërehet se: Nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë janë kryer 78 inspektime, është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 400,000 lekë, 50 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan janë kryer 48 inspektime dhe janë vendosur 11 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastër janë kryer 28 inspektime, ku janë marrë 10 mostra për kryerjen e analizave laboratorike,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë janë kryer 23 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër janë kryer 22 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale prej 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 1 masë administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Lezhë janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 800,000 lekë, 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe 2 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Berat janë kryer 16 inspektime, janë vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale 50,000 lekë dhe 10 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Fier janë kryer 14 inspektime, janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 510,000 lekë dhe 4 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Durrës janë kryer 9 inspektime, janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 450,000 lekë dhe 5 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë janë kryer 8 inspektime dhe janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale Kukës janë kryer 6 inspektime dhe janë vendosur 3 masa administrative “Paralajmërim”,

Nga Drejtoria Rajonale e AKU Dibër janë kryer 4 inspektime, ku nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin për të garantuar Sigurinë Ushqimore, duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të fëmijëve, duke siguruar kështu vijimin e një viti të mbarë shkollor”.

Tags: AKUBlicbllokuashkolla

TË LIDHURA

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe
Politikë

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe

15:31 | 04/07/2025
Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri
Aktualitet

Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri

15:19 | 04/07/2025
Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari
Aktualitet

Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari

15:01 | 04/07/2025
Next Post
Ambasadori gjerman: Ka shpresë se Angela Merkel do t’i bindë skeptikët

Ambasadori gjerman: Ka shpresë se Angela Merkel do t’i bindë skeptikët

Shëndeti mendor/ “Shqiptarët kanë frikën se çfarë do mendojë bota”

Shëndeti mendor/ “Shqiptarët kanë frikën se çfarë do mendojë bota”

Meta motivon Kombëtaren: Oh sa mirë me ken shqiptar

Meta motivon Kombëtaren: Oh sa mirë me ken shqiptar

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe
Politikë

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron ‘stuhi’ intensive edhe në këto qarqe

by mirseda
15:31 | 04/07/2025
0

Pas takimit të djeshëm në Vlorë dhe atij sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar takime...

Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri

Dita e Pavarësisë/ Ambasada e SHBA: Falenderim partnerëve që forcojnë mirëqenien SHBA-Shqipëri

15:19 | 04/07/2025
Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari

Delvinë/ 44-vjeçari bie nga lartësia gjatë punës, procedohet pronari

15:01 | 04/07/2025
Mjegull në bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në vapë

Mjegull në bregdetin e Vlorës, fenomen i rrallë në vapë

14:58 | 04/07/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Aksident në Peqin-Elbasan/ Kamionçina përmbyset në kanal, ndërhyn zjarrfikësja

14:56 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com