E premte, 10 Korrik, 2020
29 C
Tirana

Shëndeti mendor/ “Shqiptarët kanë frikën se çfarë do mendojë bota”

Më të lexuarat

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

Intervistoi: Marsela Sinani

Gjatë viteve të fundit, në trend rritës janë sëmundjet e shëndetit mendor. Për fat të keq, në Shqipëri cilësohet si turp të diskutohet për shëndetin mendor, duke kaluar edhe në etiketime. Jo vetëm kaq, ajo që është edhe më shqetësuese lidhet me faktin se njerëzit, për mungesë të informacioneve e shohin si tabu trajtimin e kësaj problematike me një specialist.

Ajo çfarë ndodh rëndom është se biseda kryhet brenda ambienteve familjare, duke e izoluar këtë diskutim brenda mureve. Për të marrë një informacion më të detajuar, “Tirana Today” ka kontaktuar sociologen Entela Binjaku.

Sociologia shpjegon se çdo çrregullim, që duket si çrregullim sjelljeje, nuk tregon detyrimisht se personi ka sëmundje psikike. Diagnoza vendoset në bazë të intervistës, ku i sëmuri duhet të bashkëpunojë. Pra, pacienti duhet të pranojë të vizitohet. Sociologia Entela Binjaku e ka trajtuar problematikën që në gjenezë. Në shenjë këmbane alarmi, ajo thotë se në drejtim të shëndetit mendor, qendrat këshillimore ditore në komunitet mungojnë. E nëse ato janë, nuk gjenden kudo ku ka nevojë e ku jetojnë qytetarët.

A mendoni që shteti shqiptar e trajton siç duhet problemin madhor të shëndetit mendor?

Shëndeti mendor vijon të mbesë ndër temat ende të ndaluara në radhët e shoqërisë sonë. Në mënyrë të vazhdueshme, kjo temë i step njerëzit, ata hezitojnë të flasin rreth saj, për hir të një mendësie të ngulitur në kohë, e të përcjellë ndër breza, por për hir edhe të njohjes që shoqëria ka për vetveten: gjithkush ka frikën se paragjykohet dhe keqinterpretohet nga të tjerët nëse ka një çrregullim të shëndetit mendor. Por nëse ky është një qëndrim i lidhur me shoqërinë, edhe shteti nuk është se ofron ndonjë panoramë më të gëzueshme në këtë drejtim.

Qëndrimin shteti e ka shprehur përmes shërbimeve shëndetësore që u siguron qytetarëve. Çdokush ka prekur sektorin shëndetësor, ka një përvojë vetjake që flet më mirë se çdo fjalë jona, apo më mirë se çdo raport i shkruar apo i propaganduar.

Në drejtim të shëndetit mendor, qendrat këshillimore ditore në komunitet mungojnë, apo nëse janë, nuk gjenden kudo ku ka nevojë e ku jetojnë qytetarët e vendit.

Spitalet psikiatrike në mënyrë të trashëguar vijojnë të mbeten disa streha që ngjallin vetë një lloj ankthi, kjo lidhur edhe me mendësinë por edhe me mbylljen e tyre dhe misterin që i ka karakterizuar në kohë.

Shteti mund të punojë më shumë sidomos në drejtim të faktorëve shoqërorë që e ndikojnë shëndetin mendor. Duke ulur ekspozimin ndaj dhunës, duke punuar në drejtim të uljes së varfërisë dhe pabarazisë,  duke punuar në drejtim të trajtimit të abuzimeve, duke përmirësuar cilësinë e të ushqyerit shëndetshëm, duke rritur edukimin e shoqërisë kundër stigmës, duke krijuar shkolla më të ngrohta, duke ofruar mjedise shoqërore ku njerëzit të ndjehen më të lidhur me njëri-tjetrin, e ku kohezioni të veprojë, duke ofruar mjedise sportive, mjedise të gjelbëra për një jetë të shëndetshme, etj. Sesa shteti ka punuar në këto drejtime, mjaft të shohim në cilat nivele gjenden këto parametra. Sigurisht gjithmonë “ka ende shumë për të bërë”, por numri i të prekurve në rritje tregon se angazhimi duhet të jetë mbi të gjitha gjithëpërfshirës dhe thellësisht serioz.

Lexo edhe :   Pandemia/ Si të mbroni shëndetin mendor
Lexo edhe :   Pandemia/ Si të mbroni shëndetin mendor

Sa me rëndësi është që secila shkollë në vend të ketë psikologë, që trajtimi i shëndetit mendor të trajtohet që në fazat më të hershme?

Me hapjen e shoqërisë, disa tema kanë nisur të lëvrohen, por sërish shoqëria jonë është e mbyllur në ndrydhjen e vetë, dhe shumë aspekte pothuajse i trajton përciptazi. Psikologët në shkolla janë një risi ende, edhe pse vetë të diplomuarit në fushën e psikologjisë janë të shumtë e mijëra në këto 26 vitet e fundit. Nevojat janë ende të paplotësuara me numrin e nevojshëm të psikologëve që kërkohet në të gjitha shkollat e vendit. Në pesë ditët e javës, po të llogarisësh sa minuta ka në dispozion të shërbimit psikologjik një nxënës i sistemit tonë parauniversitar, kupton edhe efektivitetin e shërbimit të ofruar.

Shërbimi psikologjik në shkolla është një domosdoshmëri e kësaj kohe, sepse edhe larmia e problematikave që një i mitur has është e tillë. Nëse ka një histori depresioni në familje, nëse një i mitur shfaqet pesimist për jetën, nëse vuan vetëvlerësimin e ulët, dhunën prej bashkëmoshatarëve, mënjanimin prej varfërisë etj., ata kanë nevojë për ndihmë të specalizuar, kanë nevojë për një profesionist, por që nuk është asnjeherë pranë, pasi “atë ditë e ka radhën një shkollë tjetër”. Shërbimi i munguar lë natyrisht pasojat e veta.

Sipas jush, a bëhet në Shqipëri dallimi i qartë midis psikologut dhe psikiatrit? Dallimi midis psikologjisë dhe psikiatrisë?

Mendoj se ende jo. Disi më mirë po njihet profili i psikologut, që sërish është një ndryshim i ngadaltë, por nga viti në vit po mësohet se nuk janë e njëjta gjë. Por kjo është nga ngatërresat më të hasura në radhët e opinionit. Të dyja këto profesione, i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës, e plotësojnë madje, të dyja kanë në qendër të tyre kujdesin për shëndetin dhe ekuilibrin mendor të popullatës, por mënyra si formohen këta specialistë, metodat dhe teknikat që ndjekin janë të ndryshme. Psikologu studion gjendjet mendore normale dhe jo normale në sjelljen njohëse, emocionale dhe shoqërore duke kryer vëzhgime, interpretime dhe dokumentime të mënyrës si sillen me njeri-tjetrin njerëzit. Për të ushtruar punën e psikologut, një njeri duhet të ketë diplomë në psikologji. Profesionisti i psikiatrisë duhet të ketë falë studimeve të kryera diplomë në shkencat mjekësore, dhe duhet të vlerësojë, diagnostikojë dhe studiojë proceset mendore.

Psikiatri ndjek studimet ne mjekësi dhe në përfundim të fakultetit, specializohet në psikiatri. Psikologu ndjek studimet në  fakultetin e psikologjisë, pas të cilit ka të drejtën të ushtrojë një nga fushat e aplikuara të saj: psikologjinë e punës, klinike, psikoterapinë, psikologjinë e edukimit etj.

Kur folëm për mënyrën si këta profesionistë bashkëpunojnë, duhet të dimë se shpesh psikiaktri e këshillon edhe ndërhyrjen e psikoterapistit, dhe në varësi të rrethanave, edhe psikologu e drejton dikë drejt psikiatrit.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor organizohet çdo 10 tetor, me objektiv të përgjithshëm rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me problemet e shëndetit mendor, dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të një shëndeti mendor më të mirë. 

TIRANA TODAY

 

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

Pas presidentit të Brazilit, edhe presidentja e këtij vendi rezulton pozitive me koronavirus

Presidentja e Bolivisë, Jeanine Anez, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë vetë të ditur presidentja, përmes një videoje të shpërndarë në...

Aksident i rëndë në Përrenjas, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Përrenjas, ku për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar. Raportohet se aksidenti është regjistruar pranë një shkolle...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Arrestohet 21-vjeçari në Elbasan, po transportonte 9 shtetas të huaj

Policia ka arrestuar sot një 21-vjeçar në Elbasan, pasi u kap u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400–500 euro për...