Aktori Neritan Liçaj i ka dalë në mbrojtje efektives së forcave ‘Shqiponja’, Blerta Dervishi, e cila u përplas me policinë dhe Përmbaruesit, për shkak se bashkë me familjen kundërshtoi një vendim gjykate të formës së prerë për lirimin e banesës së ish-pronarit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai shkruan se policja humbi vendin e punës, por fitoi dinjitetin e njeriut që nuk lejoi ta shtypin. Aktori gëzon respekt për të, duke shpresur se si ajo të jenë policët e shtetit.