Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Aksione të shumta kundër antisemitizmit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Aksione të shumta kundër antisemitizmit

Pas sulmit në Halle, ministrja e Drejtësisë Lambrecht ka kërkuar dënimin më të rreptë të atyre që kryejnë vepra antisemitiste. Në të gjithë Gjermaninë kanë protestuar mijëra njerëz kundër ekstremizmit të djathtë. “Motivet antisemitiste të një vepre duhet të dënohen me ashpërsinë e duhur ligjore dhe kjo është e pakontestueshme”, theksoi politikanja socialdemokrate Christine Lambrecht.

“Ligjet ekzistojnë, por ato duhet të aplikohen në mënyrë konsekuente”, nënvizoi Lambrecht në një deklaratë për gazetën “Welt am Sonntag”. Edhe ajo e shikon me “shqetësim të thellë” rritjen e veprave me motive antisemitiste në Gjermani, thotë ministrja.

“Sulmi terrorist në Halle është pika e tmerrshme kulmore e një procesi të gjatë që po zhvillohet.” Lambrecht e veçoi prokurorinë e Bavarisë, si një shembull të mirë të sjelljes në rastet e sulmeve antisemitiste. Kjo prokurori ka shpallur si rregull vendimin se në rastet e sulmeve antisemitiste nuk mund të ketë mbyllje të proceseve për shkak të fajësisë së vogël apo mungesës së provave. Ministrja nënvizon se “ne duhet ta bëjmë shumë të qartë se i mbështesin 100% bashkëqytetarët tanë hebrenj dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë antisemitizmin”.

Ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme, Boris Pistorius ka kërkuar veprime më të ashpra ndaj terrorit me motive të djathta politike. “Ne duhet të përballemi me terrorizmin e djathtë, siç jemi përballur në vitet 70-të të shekullit të kaluar me terrroristët e RAF.

Protestat e qytetarëve

Të shtunën në të gjithë Gjermaninë kanë protestuar me mijëra njerëz kundër antisemitistëve dhe dhunës së ekstremistëve të djathtë. Në qytetin universitar Marburg është organizuar një marsh i 3000 personave. “Ne bashkëndjejmë me viktimat dhe të gjithë ata që janë kërcënuar, apo ndjehen të kërcënuar”, tha kryetari i bashkisë në Marburg Thomas Spies. “Ata dhe ju të gjithë duhet të dini se ne jemi në anën tuaj”, tha ai. Në Hamburg kanë protestar rreth 1200 persona kundër antisemitizmit dhe dhunës së ekstremistëve. Në qytetet e tjera ka pasur më pak demonstrues.

Ditën e dielë është mbajtur në Berlin protesta e grupeve të ndryshme, të cilët kanë ftuar qytetarët të dalin dhe të tregojnë përkushtimin e tyre në luftën kundër antisemitizmit dhe racizmit. Organizatorët thonë se janë mbledhur me mijëra persona, të cilat kanë dëshmuar solidaritet dhe uniteti në këto momente të rënda. “Ne nuk do të lejojmë përçarje në shoqëri”, ishte mesazhi i tyre. /DW

Tags: aksionedhuneekstremistekunder

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Kosova në “dyert” e INTERPOL-it

Kosova në "dyert" e INTERPOL-it

Kërcënon Trump: “Jam plotësisht i përgatitur të shkatërroj me shpejtësi ekonominë e Turqisë”

Kërcënon Trump: "Jam plotësisht i përgatitur të shkatërroj me shpejtësi ekonominë e Turqisë"

Skandali në Kadastrën e Vlorës, tre drejtorë të dorëhequr/ Braçe vizitë ‘blic’ para orës 08:00

Skandali në Kadastrën e Vlorës, tre drejtorë të dorëhequr/ Braçe vizitë ‘blic’ para orës 08:00







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme
Politikë

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

by mirseda
20:07 | 14/02/2026
0

Pas 12 vitesh larg atdheut dhe një kalvari të gjatë në Siri, Eva Dumani është rikthyer në...

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com