Pas operacionit të mbrëmshëm në Elbasan, Policia e Shtetit po zhvillon një aksion antidrogë në qytetin e Lezhës me urdhër të SPAK, ku raportohet se janë shoqëruar 7 persona. Pas emërimit të drejtuesve të rinj, Policia e Shtetit menjëherë ka nisur aksionin në qytetet “problematike”, për kapjen e elementëve kriminalë.
Sipas “Top Channel”, të arrestuarit janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Pashk Lala, Miri Rrapi dhe Aleks Kedheli.
Personat akuzohen si pjesëmarrës në “grup të strukturuar kriminal, për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, hashash. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK, dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.