E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Politikanët në rrezik nga Vettingu, ja drafti i PD-së

Partia Demokratike pritet të dorëzojë në Kuvend kërkesën për të ndërhyrë në disa nene, të cilët do të sjellin Vetting në politikë, ndryshim të hartës territoriale dhe reformë zgjedhore. Kjo forcë politike ka futur një sërë përcaktimesh të forta, të cila prekin shumë emra të rëndësishëm të politikës.

Personat që do të futen në Vetting janë: Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe Ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i Bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit. Por ashtu siç ndodh me Vettingun në drejtësi, PD ka kërkuar që të ketë një skaner të imët të familjarëve dhe personave të afërt të politikanëve. Kjo do të thotë se nëse i shkohet deri në fund propozimit për Vettingun në politikë, një pjesë e madhe e pushtetarëve do e gjejnë veten jashtë.

“Kontrollit i nënshtrohen edhe personat e lidhur me funksionarin publik të përmendur në pikën 1, ku përfshihen bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, si dhe çdo person tjetër i përbërjes familjare të këtyre funksionarëve.

Në rastet e përcaktuara nga ligji, kontrollit i nënshtrohen edhe persona të tjerë të lidhur me funksionarin publik ku përfshihen bashkëshortët e fëmijëve në moshë madhore, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëshortët e tyre, personat me miqësi të njohur apo lidhje familjare me funksionarin publik, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë, për shkak të funksionit publik me funksionarin në fjalë, si dhe çdo person fizik apo juridik me të cilin zyrtari ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji”, thuhet në draft.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...