Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Lezhë, teksa një person ka humbur jetën.
Bëhet me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një çiklist në afërsi të fshatit Mabe. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të këtij mëngjesi, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Edhe në javën që lamë pas u regjistruan aksidente të shumta, ndërsa dje u shënuan pasur aksidente në Elbasan e Pogradec.