Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 62-vjeçari Flamur Pashaj i cili pritet të transportohet me urgjencë me helikopter në drejtim të Tiranës.
Njoftimi i policisë: “Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavijë, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.