Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy automjete janë përplasur, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Si pasojë e këtij aksidenti, është krijuar trafik dhe kaos në autostradë.