Futbollit shqiptar i shtohen edhe 81 gjyqtarë të rinj, 12 prej të cilave janë vajza.
Akademia e Arbitrave mbylli edicionin e dytë, duke shpërndarë diplomat për “xhaketat e zeza”, aventura e të cilëve do të nisë nga Kategoria e Tretë.
Edicioni nisi më tetor të 2019-ës dhe u nda në dy faza, teori dhe praktikë.
Arbitrit e rinj u trajnuan rreth rregullave të lojës, përgatitjes fizike, psikologjisë sportive, komunikimit, mjekësisë si edhe gjuhës së huaj, shkruan “A2”.
Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ilir Shulku, Presidenti i Shoqatës së Arbitrave të Futbollit, Tahir Kastrati dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci.