E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Florida, nuk ka më shtretër në njësitë e kujdesit intensiv

Drejtuesit e dyzet e pesë spitaleve të shtetin jugor amerikan atij të Floridës njoftuan të hënën se nuk kishin më shtretër në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet.

Shteti njoftoi më shumë se 12 mijë raste të reja me koronavirus të dielën, dita e pestë me radhë që raportohen më shumë se 10 mijë raste infeksionesh.

Më e goditura paraqitet veçanërisht zona e Majemit.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Majemit Francis Suarez njoftoi se duke filluar nga sot (e hënë) do të vendosen gjoba më të ashpra ndaj kujtdo që nuk vendos maskë në publik.

Gjobat variojnë nga 50 dollarë në rast të shkeljes së rregullit për herë të parë deri në 500 dollarë për shkelësit përsëritës.

Në Los Anxhelos kryetari i Bashkisë Eric Garcetti tha të dielën se ndodhej në prag të vendimit për lëshimin e një urdhri të ri për qëndrim në shtëpi të banorëve.

Ai kritikoi administratën Trump për atë që ai e quajti mungesë të udhëheqjes se vendit në përpjekjet kundër pandemisë.

Të dielën në rang kombëtar në Shtetet e Bashkuara u shënuan më shumë se 500 vdekje dhe 63 mijë raste të reja me koronavirus, shkruan “Voa”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...