E shtunë, 28 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Aeroporti i Rinasit – 17 milionë euro fitimi/vit, përmes ndëshkimit me taksa që u bëhet shqiptarëve

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

E bujshme nga Argjentina, Maradona ka firmosur të mos varroset

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme, krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm. Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund...

Përdori qentë për krizën ushqimore, ja disa nga çmenduritë e Kim Jong Un

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është një nga udhëheqësit më të çuditshëm në botë. Askush as nuk e di moshën e...

“Kundër bombardimeve”/ Çfarë thoshte Trump në 1999 për ndërhyrjen në Kosovë

20 vite më parë, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte renditur në krahun e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë...

Gjermania i dhuron RENEA-s 200 palë këpucë, Kikia: E turpshme

Policia Federale Gjermane i ka dorëzuar dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë...

Shokoi me foton e arkivolit të Maradonës, ja çfarë ndodhi me punëtorin (FOTO)

Në opinionin publik ka shpërthyer një zemërim i madh ndaj Molinës, personi që ka bërë foto mbi arkivolin ku ndodhej trupi i Diego Armando...

Tirana International Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit ka publikuar bilancin e vitit 2016.

TIA, e cila vitin e kaluar u shit te kompania offshore REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED, me seli në Singapor dhe që arriti të zgjaste dhe me dy vjet afatin e koncesionit me qeverinë shqiptare, rezulton të ketë arritur një fitim rekord në 2016-n.

Sipas të dhënave të publikuara në bilanc, fitimi bruto (para taksave) i Tirana International Airport në vitin 2016 arriti në 2.3 miliardë lekë, ose rreth 17 milionë euro, me një rritje prej gati 16% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i fitimit që TIA ka arritur që ne vitin 2004, kur ka filluar aktivitetin në Shqipëri.

Të ardhurat ishin 5.3 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 7.5%. Sipas shpjegimit të bilancit, të ardhurat operacionale kanë të bëjnë me të ardhurat nga veprimtaria aeroportuale dhe shërbimet jo­aeroportuale që i bëhen kompanive ajrore.

Norma e fitimit arriti në 44%. Kjo nënkupton që vitin e kaluar nga 100 lekë të ardhura, që TIA ka marrë nga taksat që ajo i ngarkon kompanive ajrore që fluturojnë nga Aeroporti i Rinasit, 44 lekë kanë shkuar si fitim për koncesionarin.

Marzhi i fitimit ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2015 ai ishte 41% dhe në 2013-n 35.5%, duke e bërë koncesionarin e aeroportit një prej kompanive më fitimprurëse në Shqipëri.

Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Në 2016-n u shënuan dy zhvillime kryesore për kompaninë, që menaxhon aeroportin e vetëm në vend.

-Së pari, në fund të marsit, qeveria shqiptare arriti një marrëveshje me Tirana International Airport për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare, në bazë të të cilit TIA mori një zgjatje të menjëhershme të afatit të koncesionit me dy vite, në këmbim të hapjes së aeroportit të Kukësit dhe në rast të vënies në punë të ndonjë aeroporti tjetër, afati i koncesionit do të zgjatet maksimumi me 4.5 vite në total, duke e çuar deri në 24.5 vjet, nga 20 vjet që ishte kontrata fillestare. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga shtyrja e afatit të koncesionarit, asnjë aeroport i ri nuk është hapur. Aeroporti i Kukësit është lënë në harresë, ndërsa në plan të parë ka dalë një aeroport në Vlorë, për të cilin nuk ka një studim të qartë fisibiliteti. Ndërkohë, Shqipëria vijon të ketë çmimet më të larta të biletave ajrore në rajon.

Lexo edhe :   SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus
Lexo edhe :   SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus

-Së dyti, në prill 2016,  grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke sinjalizuar për një interes të shtuar të investitorëve kinezë në Shqipëri. Transaksioni zgjati disa muaj, por kur ai u finalizua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, pronari i ri zyrtar, me 100% të aksioneve ishte Real Fortress Private Limited. Në bilancin e TIA thuhet se “Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblese së aksionerëve të Kompanisë, të mbajtur me 6 tetor 2016, aksionerët e saj aprovuan njëzëri shitjen dhe transferimin e kuotave te tyre tek aksioneri i ri dhe i vetëm Real Fortress Private Limited. Nga data 6 tetor 2016, Real Fortress Private Limeted është aksioneri i vetëm i Kompanisë zotërues i 1 kuotë korrespondentë të 100% të kapitalit ekuivalente me 9,375,000 Euro).

Kompania është e krijuar dhe rregullohet nga ligjet e Singaporit dhe sipas të dhënave në internet është krijuar në 22 qershor 2016 dhe e ka adresën në 2 SHENTON ËAY #18-01 SGX CENTRE i SINGAPORE 068804, duke qenë një kompani offshore./Monitor.al/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Do dal bashkë me Bashën në fushatë, jemi një

Kryetarja e Lëvizjes Socaliste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj do të marrë drejtimin e Partisë Socialiste pas 25 prillit. E...

Ndërron jetë ish-trajneri i Partizanit dhe ekipit kombëtar në peshëngritje

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu. Ai ka qenë peshëngritës dhe...

Vendosi flamurin kombëtar në parlamentin serb/ Deputeti tregon prapaskenat

Vendosja e flamurit shqiptar në Parlamentin serb nga deputeti Shaip Kamberi, shkaktoi jo pak reagime. Kamberi sqaroi arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë veprim,...

Kryemadhi kundër karantinës së dytë: Do e shkatërronte ekonominë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është kundër një karantine të dytë, por ka thënë se është pro mbylljes së shkollave pasi i cilëson si...