Adoleshentja shqiptare Aurora Grazin është gjetur e pajetë në rrethana misterioze në Montefiascone, Itali.
Raportohet se e reja është gjetur e vdekur në shtratin e prindërve të saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi 17-vjeçarja la ambientet e spitalit Belcolle pasi kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë.
Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së saj.