Gjykata e Tiranës la në burg 27-vjeçarin me inicialet R.K, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
I riu nga Kamza ka pranuar dhunën fizike ndaj vajzës para trupës gjykues, por nuk ka pranuar akuzën se ka abuzuar seksualisht.
Sipas tij, vajzën e ka rrahur me thupër, pasi ajo merrte të ëmën në telefon shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Kjo gjë e bezdiste dhe për këtë arsye e ka rrahur. Madje ai ka shtuar më tej se vetë e ka dërguar vajzën në spital.
Prokuroria i ka ngritur akuzën për “abuzim seksual” shtetasit me inicialet R.K., por nuk është vërtetuar akoma nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Edhe sot nuk ka mbërritur akt-ekspertimi mjeko-ligjor, pasi nuk është gati, për shkak të kohës së gjatë që u duhet ekspertëve që ta nxjerrin.