Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A nuk po e çojnë Ramën drejt Kultit të individit?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A nuk po e çojnë Ramën drejt Kultit të individit?

Nga Ben Andoni

Thelbi i përgjigjeve të kryeministrit të vendit kur pyetet për demokracinë e brendshme në partinë e tij është i drejtpërdrejtë: Kam fituar zgjedhjet dhe nuk mund të gjykohem. Në një kuptim është krejtësisht e drejtë. Njeriu që e çon subjektin e tij politik në fitore nuk ka pse të votëbesohet, nuk ka pse të konkurrojë, nuk ka pse të japë llogari!!! Veçse në demokraci edhe forma tregon shumë.

Pasi e mbaron ose e ezauron këtë lloj pyetje me përgjigjen e tij klishe, Rama vazhdon me kritika ndaj njerëzve të tij dhe pastaj vazhdon me spektakularitetin përreth. Vartësit e dëgjojnë dhe mbajnë shënime. Kuptohet se gjërat jo shpesh shkojnë në vendin e duhur. Një ditë është diku jashtë dhe larg vendit dhe pastaj rikthehet brenda pak orëve në një cep të vendit sërish duke këshilluar. I rrethuar nga vartësit, që para kamerave vetëm raportojnë dhe shpjegojnë ndryshimin, sipas këshillave të tij. Droni tashmë bën mrekulli.

Shqipëria e vitit 2021 paçka kritikave të mëdha ka ndryshuar. Shqipëria e ditëve tona të përball me sfida të bukura, me jo pak infrastruktura të ngritura, me jo pak vende me shërbime të mira e të tjera, me njerëz që e kërkojnë ndryshimin, madje edhe me burokratë të sjellshëm …por me një masë gjithnjë e më të madhe që kërkon ikjen. Vetëm se e gjitha mbulohet dhe mbetet kulti i tij. Rama shfaqet ngado duke këshilluar me ministrat e pagojë por arrogantë dhe të largët me publikun e që nuk bëzajnë pas tij dhe krerët e pushtetit lokal, që tashmë janë kërrusur nga sikleti i pritshëm me SPAK-un.

Shumë studime historike të kulteve të personalitetit shprehimisht mbështeten në nocionin e Weber-it për autoritetin karizmatik, shkruajnë te “Cults of personality, preference falsification, and the dictator’s dilema”, Charles Crabtree , Holger L. Kern dhe David A. Siegel. Dhe, duke vazhduar arsyetimin e tyre në mbështetje të idesë së Weber (1968: 212–245) ata bëjnë dallimin midis tre llojeve ideale të dominimit legjitim të liderit: autoriteti racional, duke e nxjerrë legjitimitetin e liderit nga normat juridike të kodifikuara dhe të njohura ndërkombëtarisht; autoriteti tradicional ose patrimonial, i cili bazohet në besimin në shenjtërinë e traditave të lashta; dhe autoritetin karizmatik, bazuar në shenjtërinë e jashtëzakonshme, heroizmin ose karakterin shembullor të një udhëheqësi të vetëm. Autoriteti karizmatik është “i jashtëzakonshëm” – ai shfaqet në kohë krizash sociale, politike, ekonomike, shpirtërore ose fetare (Weber 1968: 241, 1111–1112). Për Weber (1968: 1112), udhëheqësit karizmatikë shihen si “bartës të dhuratave specifike të trupit dhe mendjes” që konsiderohen “të mbinatyrshëm” (në kuptimin që jo të gjithë mund të kenë qasje në to), referojnë studiuesit e lartpërmendur.

Dhe, Rama duhet se e përshfaqi këtë tipar të tretë në momentin më të vështirë të vendit, gjatë tërmetit dhe sidomos me menaxhimin e pandemisë, ku gjithçka kulmoi dhe u justifikua nën autoritetin e tij. Opozita veç kritikave dhe fyerjeve pa sens nuk shpërfaq më ide, kurse vendi ndërkohë pret që institucionet të shërbejnë si të pavarura dhe brenda tagreve të tyre. Kjo nuk ndodh, pasi politikisht, institucionalisht Rama është më shumë se kryeministër, ai ka tagrin të “menaxhojë” gjithçka përballë strukturave që as nuk munden të kundërshtojnë por të tregojnë se janë efikase. Këto të fundit, sëbashku me vetë kryeministrin, nuk po arrijnë të kuptojnë atë që ai e artikulon vetë për propagandë se: është shërbëtor i popullit. Në fakt, paratë janë të njerëzve, Ju thjesht i menaxhoni ato. Por, ajo që të vjen ndërmend është edhe t’u kujtosh se: duke i menaxhuar paratë mundohuni t’i vini fre Kultit tuaj të Individit, atë që vartësit dhe propaganda e sotme po e ngre në nivele të papara. Veprat në këtë vend, dikur dhe sot; rindërtimi po bëhet me ndihmat, borxhet, kreditë e të huajve dhe paratë e shqiptarëve, që sërish do t’i paguajnë vetë. Kurse drejtimi i Ramës, përmes të përditshmes, na tregon se ai është shteti: ai konstaton, ai shikon, ai kritikon, kurse të tjerët thjesht binden dhe mbajnë shënime. Jo më kot, para tij, Ministrat, Kryepolicët, Diplomatët, Nëpunësit e Lartë etj, janë thjesht dekor që duhet të kontrastojnë me staturën e tij. Ndaj, na e kurseni protagonizmin e pafre dhe kushtojuni më shumë përditmërisë së thjeshtë,… kokulur. Mbi të gjitha, vartësit e tij duhet t’ia kursejnë dhe Ramës këtë përcjellje të detyruar te Kulti i Individit, që duket se po i pëlqen paq

Tags: ben andoniedi ramakulti i individitopinion

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Ish-këshilltari i Trump: Kam folur me Thaçin dhe Vuçiçin për korrigjim kufijsh

Ish-këshilltari i Trump: Kam folur me Thaçin dhe Vuçiçin për korrigjim kufijsh

Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet, maturantët në klasa

U konfirmua sot/ Rakacolli: Varianti Delta, prezent që në muajin maj

Dështon votimi i emigrantëve, palët akuzojnë njëra-tjetrën

Sa i kanë realizuar partitë premtimet e tyre dhe si ndikon kjo te votuesit







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

EMRI/ Ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bami
Politikë

EMRI/ Ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bami

by mirseda
16:19 | 27/01/2026
0

Interpol Tirana ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç, i...

Dosja e ARRSH-së, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes

Dosja e ARRSH-së, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes

15:24 | 27/01/2026
DËSHMIA e Mikel Ndojit: Ja pse e pl*gosa vajzën time, jam penduar…

DËSHMIA e Mikel Ndojit: Ja pse e pl*gosa vajzën time, jam penduar…

15:22 | 27/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Protesta e 24 janarit, gjykata vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për të arrestuarit

Protesta e 24 janarit, gjykata vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për të arrestuarit

15:17 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com