E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Sa i kanë realizuar partitë premtimet e tyre dhe si ndikon kjo te votuesit

Ndonëse partitë politike bëjnë shumë premtime në prag të zgjedhjeve, niveli i realizimit të programeve qeverisëse të bazuara në premtimet elektorale është i ulët, sipas një studimi të fundit të qendrës Altax, që ka analizuar realizimin e premtimeve në 4 zgjedhjet e fundit (përfshirë 2021) si dhe reagimin e votuesve në 4 zgjedhjet e fundit politike.

Arsyet e një niveli të ulët realizimi vijnë sa nga orientimi i premtimeve drejt dëshirave të kategorive të votuesve të pavendosur dhe klientelistë, por edhe një maturim ende i paplotë i modelit politik që zbatohet sipas sistemit që partitë e mëdha kanë preferuar të zbatohet në gjithë këto vite.

Sipas raportit, Në qeverisjen Berisha 1 (në koalicion me LSI dhe parti të tjera), niveli i realizimit të premtimeve është 20% deri në mbylljen e mandatit qeverisës në vitin 2013.

Në qeverisjen Rama 1, niveli i realizimit të premtimeve është 36% (në koalicion me LSI dhe parti të tjera), ndërsa në qeverisjen Rama 2 (PS e vetme në qeverisje), niveli i realizimit të premtimeve është 52%.

Raporti thekson se në tërësinë e tyre, të dy kategoritë e votuesve edhe pse kanë bërë zgjedhjet e tyre të ndikuara edhe nga politika, ata nuk kanë rritur dobinë e zgjedhjes në funksion të leverdisë ekonomike edhe pse politika është zhvendosur në pozicione ideologjike më larg pikës së tyre ideale. Në të njëjtën distancë, që ato janë zhvendosur nga ideologjia e tyre në momentin kur u (ri)krijuan, po aq duhej të ishte zhvendosur edhe votuesi ideologjik në raport me bindjet e tij fillestare. Nisur nga intensiteti i pjesëmarrjes së grup moshave mbi 60-65 vjeç në votime (një grup moshë me përvojë politike nga ideologjia me prirje të majtë dhe të djathtë), si dhe duke u bazuar te fakti i një mungese në tregun e botimeve politike të studimeve që mund të orientonin zhvendosjen ideologjike drejt të menduarit bazuar te modeli ekonomik dhe ekonomia mbi politikën ka ndodhur një ndryshim i vogël i zhvendosjes së prirjes politike të votuesve drejt qendrës apo partisë me prirje të djathtë.

Raporti thekson se votuesit shqiptarë e konsiderojnë pak sjelljen e kaluar të partive dhe politikanëve në vendimet e tyre të votimit. Në këtë gjetje, konstatohet se kjo ndikohet në tërësi edhe nga niveli i pjesëmarrjes në votime, si dhe lidhet me kategorinë e votuesit që është më masiv në ditën e votimit.

Në vazhdim të këtij argumenti, duket se zgjedhjet janë instrumente përmes të cilave votuesit shpërblejnë me votë performancën më të mirë ekonomike, por jo vetëm, pasi një pjesë e votuesve të pavendosur ndikohen në vendimet e tyre të votimit edhe nga fusha të tjera të politikave përtej ekonomisë, të tilla si: çështje të interesit kombëtar (p.sh. kufijtë detarë, emigrantët etj.). Nga ana tjetër, kategoria e votuesve ideologjikë ndikon në rezultatin zgjedhor duke shtuar votat për  partinë e tyre. Edhe kategoria e votuesve klientelistë u vërejt se janë lehtësisht të ndikueshëm nga propozimet specifike të ofruara në fushatën zgjedhore, të tilla si: premtimet apo veprimet nga partia në qeverisje (përjashtimet dhe lehtësitë tatimore, ndërtimi/ përmirësimi i infrastrukturës), premtimet nga partia në opozitë (premtimet për rritjen e pagës minimale, për punësimin, për uljen e normave tatimore, për fonde të mëdha buxhetore në edukim, bujqësi dhe shëndetësi).

Sipas raportit, në votimet e 12 viteve të fundit edhe pse me ngjashmëri në nivelin e abstenimit të votës (mos shkuarjes në votim), është vërejtur se një pjesë e mirë e votuesve nuk e kanë ushtruar të drejtën e  tyre. Zakonisht, në zëvendësim të votës së tyre të munguar kanë qenë votuesit ideologjikë dhe ata që kanë qasje materialiste (votuesit klientelistë). Votuesit e pavendosur (përfshirë centristët) kanë patur një anim më tepër nga abstenimi edhe të ndikuar prej perceptimit se pak dallim ekziston midis partive, por që gjithsesi edhe pjesëmarrja e tyre ka patur rritje.

Në grafikën e pjesëmarrjes në zgjedhjet për Kuvendin në periudhën 2009 -2021 ka ulje të numrit të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime. Ndërkohë, votuesit për partinë e majtë kanë rritje, e cila duket se vjen në një nivel konsistent, votuesit për partinë e djathtë paraqiten me ulje-ngritje dhe mungesë konsistence.

Kur dihet se partitë e mëdha e kanë polarizuar gjithnjë e më shumë qasjen e votimit, shikohet se votuesit ideologjikë janë më të motivuar për të votuar, ndërsa centristët kanë abstenuar, jo aq për shkak të indiferencës, por për shkak të tjetërsimit të frymës së tyre politike nga i gjithë sistemi aktual politik.

Abstenimi është kryesisht i lidhur me votuesit e pavendosur dhe votuesit me qasje materialiste të pakënaqur/ pa oferta konkrete materiale. Kjo është ndërkohë edhe një reagim i tyre ndaj mungesës së përgjegjësisë nga partitë politike (pozita dhe opozita), sepse në mënyrë jo të vullnetshme i shtyn votuesit e pakënaqur të tërhiqen nga procesi demokratik. Për më tepër, nëse abstenimi do të ishte edhe nga ekstremistët e partisë që qeveris vendin, atëherë fitorja do të largohej në mënyrë disproporcionale nga ky krah ideologjik. Kjo mund ta bënte më të mundshme që partia në krahun e kundërt ideologjik (opozita) të fitonte zgjedhjet.

Sidoqoftë, abstenimi është një përgjigje ndaj zhgënjimit të votuesve me politikën dy-partiake, në rastin e zgjedhjeve politike në Shqipëri ky skenar që ne analizuam më lart si një reagim ndaj mungesës së përgjegjësisë së partisë qeverisëse nuk ndodh domosdoshmërisht në drejtimin e përshkruar./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...