E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

U konfirmua sot/ Rakacolli: Varianti Delta, prezent që në muajin maj

Zv.ministrja e Shëndetësisë, dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli deklaroi se mostrat e dyshuara me variantin Delta që rezultuan pozitivë, u dërguan për analizim në Gjermani më 1 qershor, dhe kjo tregon se mutaconi ka qenë i pranishëm në vend që prej muajit maj.

Deklarata e Rakacollit u bë ditën e sotme në një intervistë për RTV Ora. Sipas saj, kjo nuk ishte diçka e papritur, sepse autoritetet shëndetësore e kishin paralajmëruar se kishin dyshime të forta për prezencën e këtij varianti në Shqipëri.

Ndër të tjera, Rakacolli shtoi se në raport më situatën epidemiologjike, nuk ka nevojë për masa të reja, por vetëm respektimi i atyre aktuale.

Mira Rakacolli: Sigurisht që varianti i ri është më i rrezikshëm dhe më shumë infektues, por situata, në bazë të numra paraqitet e qëndrueshme. Nuk është e papritur, por diçka që e kishim paralajmëruar pasi kemi pasur dyshime të forta për prezencën e këtij varianti. Mostrat janë marrë nga 1 qershori lidhur më këtë variant të rinj, çka do të thotë se virusi ka qarkulluar pak më parë. Masat janë të njëjta dhe janë efikase sikurse me gjithë variantet e tjera. Masat tashmë shohim se nuk zbatohet në ambientet e mbyllura. Situata epidemiologjike na sugjeron që të mbajnë këto masa që kemi, sepse ne nuk i kemi hequr mbajtjet e maskave, por ka pasur një neglizhencë nga ana e qytetarëve. Lidhur me situatën që kemi momentalisht, nuk ka nevojë për masa të tjera shtesë. Me këto masa, nëse zbatohet nuk do të kemi probleme të mëdha apo shpërthime. Nëse do të kemi rritje numrash, do të kemi masa të tjera, ose lirime nëse ulën numrat. Po vetëm nëse rriten shumë numrat do të shkojmë në këtë stad. Duhet të shtojmë se nuk ka vaksinë që të mbron 100% nga një virus, por e rëndësishme është se kur je i vaksinuar nuk sëmuresh rendë dhe nuk të ndodhin pasoja në shëndet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...