Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mundet që e ardhmja jonë, të jetë puna nga shtëpia

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A mundet që e ardhmja jonë, të jetë puna nga shtëpia

Nga: Viola Diem & Ann-Kathrin Nezik “Die Zeit”

Kur Torsten Vindus-Dor, u bë gati të shkonte në punë një ditë në fillim të këtij muaji, ai nuk veshi këmishën e zakonshme të bardhë apo blu, por një triko leshi jeshile. Dhe në vend se të ulej në tryezën punës në zyrën e agjencisë së tij të komunikimit, ai u ul në tryezën e kuzhinës në shtëpinë e tij, mbi një stol prej druri, përpara një kolazhi fotosh të bashkëshortes së tij.

Sipërmarrësi 61-vjeçar, punoi atë ditë nga shtëpia. Kompania e tij nisi një provë 2-ditore, duke u kërkuar 3 punonjësve të tij dhe 5 bashkëpunëtorëve të jashtëm, që të provonin të punonin  nga shtëpia. Vindus-Dor dhe partneri i tij, donin të kuptonin nëse agjensia, e cila ofron shërbime mbi marrëdhëniet me publikun, është në gjendje që të funksionojë edhe në raste emergjente.

Kjo është një pyetje që po shtrohen sot nga shumë kompani në Gjermani, dhe në pjesën tjetër të botës. Në fillim, kompanitë me punonjës të infektuar nga koronavirusi, iu drejtuan punës përmes komunikimit online. Por menjëherë pas kësaj, edhe kompanitë që nuk patën raste punonjësish të infektuar, nisën të ta bëjnë të njëjtën gjë, si një masë parandaluese, dhe si një provë për t’u përgatitur për raste emergjente, kur të gjithë punonjësit mund të punojnë nga kuzhina apo salloni i shtëpisë së tyre.

Sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave, rreth 12 përqind e njerëzve në Gjermani punojnë nga shtëpia në kohë normale. Por tani sistemi ekonomik, është i detyruar të bëjë një eksperiment:çfarë ndodh nëse askush nuk shkon të punojë në zyrë?

Kjo është situata që ndodhi më 9 mars, në një nga rrokaqiejt më modernë në Frankfurt: Banka Qendrore Evropiane (ECB), donte të kuptonte nëse është e mundur të menaxhohet një biznes edhe duke punuar nga distanca. Një zëdhënëse e BQE-së, tha që prova dha rezultate të kënaqshme, përveç rasteve të pakta në të cilat punëtorët kishin vështirësi që të hynin në rrjet.

Më 10 mars, stërvitja u shndërua në realitet: në selinë e BQE u regjistrua rasti i parë me koronavirus, dhe rreth 100 nëpunësve iu kërkua të punojnë nga shtëpia. Këtë here, për më shumë se sa 1 ditë. Për momentin, asnjë nga punonjësit e Vindus-Dor nuk është infektuar. Biznesmeni thotë se jo të gjithë klientët e agjencisë, janë treguar mirëkuptues ndaj masave të marra.

Disa i konsideruan ato “qesharake” dhe “të ekzagjeruara”, dhe për këtë arsye prova zgjati vetëm 2 ditë. Vindus-Dor ishte i shqetësuar se teknologjia që është në dispozicion, nuk ishte sa duhet e përditësuar. Prandaj menaxhimi në distancë i rrjetit të korporatave mund të mos funksionojë, ose kolegët mund të hasin probleme gjatë telekonferencave përmes Skype.

Por tek e fundit, gjithçka kaloi pa probleme. Problemi i vetëm, ishte sistemi qëndror telefonik i kompanisë, të cilit u desh shumë kohë që të transferonte thirrjet në celularët e punonjësve. “TeamViewer”, është një kompani që ofron programe për të punuar nga distanca.

Kompania me seli në Gëpingen afër Shtutgartit, është e specializuar në aplikacionet për punën nga shtëpiaa. Që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit, “TeamViewer” është bërë shumë i njohur. Midis fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit, aksionet e tij në bursë u rritën me më shumë se 30 për qind.

Zyra e shitjeve të kësaj kompanie, po merr kërkesa nga e gjithë bota. “Proceset e vendimmarrjes, të cilat normalisht mund të zgjasin me muaj në një kompani, janë shkurtuar si pasojë e koronavirusi në vetëm pak ditë. Për kompanitë, kjo është thelbësore”,  thotë një zëdhënës i “TeamViewer”.

Jozefin Hofman nga instituti inxhinierik “Fraunhofer” me qendër në Shtutgart, po kryen kërkime mbi botën e punës. Hipoteza e saj, është se për shumë kompani që deri më tani e kanë shmangur punën nga shtëpia, situata aktuale është shumë larg nga normalja. Instituti është duke zhvilluar një protokoll, që i ndihmon kompanitë të strukturojnë punën nga distanca.

Virusi, thotë Hofman, nuk do të jetë ngjarja e vetme që do t’i bëjë njerëzit të punojnë nga shtëpia. Hofman dhe bashkëpunëtorët e tij, po përpiqen t’u përgjigjen pyetjeve që i bëjnë kompanitë. Për shembull: si të ofrojmë qasje në rrjet për të gjithë punonjësit, në një kohë sa më të shkurtër? A munden punonjësit të përdorin telefonat e tyre privatë? A mund të kryhen aktet juridike, edhe kur mungojnë nënshkrimet e nevojshme?

“Nëse diçka shkon keq, mund të ndodhë që kërkesat e klientëve të mos përmbushen, që kontratat të mos respektohen”-thotë Hofman. Por nëse shkon mirë, dhe kjo është shpresa e saj, epidemia e koronavirusit, është një mundësi për të përballur pasjen e modeleve fleksibël të punës dhe teknologjive moderne.

Në vitin 2016 Karl Brenke i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike, kreu një studim për punët online nga distance, dhe zbuloi se 4 nga 10 punonjës thonë se edhe ata mund të punojnë nga shtëpia. Natyrisht, kjo vlen shumë për të ashtuquajturit punonjës të njohurive – domethënë, ata që kanë një kualifikim të lartë arsimor dhe zakonisht të punësuar në sektorët e botimit, teknologjisë së informacionit dhe ekonomisë, dhe më pak për ata që nuk kanë një diplomë.

Për më tepër, është një metodë pune që nuk mund të zbatohet në sektorë si ndërtimi, tregtia, gastronomia dhe bujqësia.

Nga ana tjetër Hofman, thotë se nuk duhet të nënvlerësohen as disavantazhet e punës nga shtëpia. Ato shfaqen ndoshta më shumë në planin afatgjatë, sesa pas një prove të shkurtër. Problemi kryesor, ka të bëjë me mbivendosjen që ndodh midis jetës profesionale dhe private. “Njerëzit kanë nevojë të pushojnë. Por fakti që kompjuterët, iPhone janë gjithmonë hapur i vështirëson gjërat”, thotë ajo.

Sipas një studimi nga AOK, kompania më e njohur mbi politikat e kujdesit shëndetësor në Gjermani, 38 për qind e njerëzve që punojnë nga shtëpia, e kanë të vështirë të shkëputen pas orarit të punës. Kjo shifër bie në 25 për qind për punonjësit e zyrës. Lodhja, shqetësimet e gjumit dhe pasiguritë, janë gjithashtu më të zakonshme tek ata që punojnë nga shtëpia.

Por shumë lloje punësh, nuk kanë këto probleme. Derisa metrotë, trenat dhe autobusët funksionojnë, dhe mësuesit dhe mjekët nuk kanë luksin të punojnë përmes video-telefonatave, shumë njerëz do të duhet të vazhdojnë të shfaqen në vendin e punës. Përndryshe kompanitë do të falimentonin. E njëjta gjë vlen edhe për industritë.

Pavarësisht nëse ka apo jo një virus në qarkullim, punonjësit janë zakonisht të kënaqur dhe productive, kur janë të lirë të zgjedhin se si dhe ku të punojnë. Njerëzit që janë sot në shtëpi për shkak të pandemisë, nuk e kanë këtë liri zgjedhjeje. Për ta, të punosh nga shtëpia nuk është një zgjidhje, por detyrim.

TIRANA TODAY

Tags: kompaniakoronaviruspune ne shtepipunonjësit

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Kapet i rrezikshmi i Tiranës, ja çfarë fshihte në bodrumin e shtëpisë (VIDEO)

Kapet i rrezikshmi i Tiranës, ja çfarë fshihte në bodrumin e shtëpisë (VIDEO)

Klani i Zemunit, kush ishte “shqiptari” që e drejtonte  

Klani i Zemunit, kush ishte "shqiptari" që e drejtonte  

Kur do të jetë gati vaksina kundër koronavirusit? Ja çfarë po shpresojnë shkencëtarët

Kur do të jetë gati vaksina kundër koronavirusit? Ja çfarë po shpresojnë shkencëtarët

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh
Sport

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

by mirseda
20:53 | 08/07/2025
0

Pas vitesh te Cittadella, Elhan Kastrati është larguar nga kjo skuadër. Portieri shqiptar ka marrë këtë vendim,...

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

20:36 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

Trump kritikon Putinin: Nuk jam i kënaqur me të, po vr*t shumë njerëz dhe na hedh çdo ditë ‘budallallëqe’

19:40 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com