Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mund të ketë demokraci në PD, kur ende flasin për rrethimin e Godinës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A nuk po e çojnë Ramën drejt Kultit të individit?

Nga: Ben Andoni

Një lajm që qarkullon ditët e fundit, mbase dhe jo fare pa burim të qartë, thotë se: do ketë një ndërhyrje të demokratëve të 11 Dhjetorit në selinë e PD-së, të cilën e simbolizojnë me atë të grupit të 18-Dhjetorit. Duke pasur parasysh se kjo nuk është artikuluar zyrtarisht, kurse në mënyrë informale nga “Foltoret” mund të dëgjosh lloj-lloj mëtimesh për të ardhmen e Dhjetorit në PD, atëherë kjo përkohësisht bie ndesh me parimet mbi të cilat është ngritur PD-ja. Nga ana tjetër duke kujtuar historinë e protestave të saj, kjo mund të quhet një gjë normale në vazhdën e tharmit të këtij formacioni politik. “Ndihem keq teksa dëgjoj që ka mbërritur të diskutohet në ambiente mediatike një gjë e tillë. Kurrë demokratët, kudoqoftë ai, kurrë s’kanë menduar të bëjnë mësymje. Ajo seli është e demokratëve. Është shtëpi e madhe. Demokratët kanë tullën e tyre në atë seli. Është jashtë koncepti kjo historia e mësymjes. I kam dëgjuar historitë që do të shkarkohet ky dhe ai. Një shtëpi ka rregullat e veta”, shprehej në orët e fundit z.Alibeaj, por duke e lënë të papërcaktuar sesa i vërtetë është ky si lajm.

Protestat e dhunshme në Shqipëri, qoftë të inicuara nga PD-ja por edhe PS-ja e kanë tejkaluar shpesh vijën logjike. Shqetësuese është se në të vetmin moment, kur njerëzit e PD-së duhet të tregonin pjekurinë e tyre dhe brenda një aktiviteti normal të zgjidhnin pakënaqësitë dhe strukturat e partisë dhe të vendosnin për liderin e tyre, po i dhurojnë publikut një vizion sesi do të jetë demokracia jonë kur ata do rikthehen në pushtet. E kjo, jo vetëm për mosrespektimin e kanoneve të brendshme të partisë të sanksionuara në statutin e arnuar disa herë nën formën e Bashës dhe ku z.Berisha mbylli sytë. Anatemat për njëri-tjetrin, etiketimet e turpshme dhe ofenduese më shumë se të hedhin baltë mbi kundërshtarin e një race, të bëjnë të mendosh sesi mund të përballen këta me probleme madhore në vend: diskursi për të shkuarën, luftën, figurat e ndryshme. Ndaj, mëtimi për rrethimin e godinës, thjesht e ka trandur publikun dhe i ka sjellë në mëndje njerëzit e fortë të së shkuarës.

Përcjellja e përçarjes së PD-së tashmë është e shtrirë deri në bazë. Nga ana tjetër, kjo ka sjellë edhe atë pamundësi të madhe me të cilën haset sot shoqëria shqiptare: mosndryshimi i elitave politike, atë që z. Escobar e artikuloi hapur në Tiranës, kurse z. Kurti e bëri me zotësi realitet në Kosovë. Realitetet në Ballkan po tregojnë se elitat ndërrohen ngadalë, kurse në Shqipëri janë çimentuar dhe ndaj Berisha, si ish-komunist por edhe vetë kryeministri i vendit z. Rama e kanë të pamundur të lëshojnë pushtet, sepse me këtë humbasin identitetin e tyre, sipas të cilit ata vetë-konsiderohen si të pandërrueshëm. Nuk po flasim për kryetarët e partive të vogla që nuk e njohin tërheqjen dhe respektin ndaj elitave.

Berisha  kërkon sërish të udhëheqë Partinë Demokratike, kur kolegët e tij kudo në Ballkan e në Lindje janë në pension ose thjesht në histori. “Fundi i komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore na ofron njohuri të reja mbi mekanizmat dhe rrugët e zhvillimeve politike rreth 15 vjet pas (ri)vendosjes së zgjedhjeve konkurruese dhe të institucioneve politike përfaqësuese në këtë rajon. Pyetja është nëse cikli i zëvendësimit të elitës – konsolidimi i elitës – zëvendësimi i elitës është po aq determinist sa u postulua nga autorët klasikë të teorisë së elitës apo nëse ne mund të

gjeni konfigurime “të pamundura” ose të paktën paradoksale si stabiliteti i regjimit pa konsolidimin e elitës”, shprehet Heinrich Best, tek studimi “Stabilizing democracy in Eastern Europe under the condition of highly volatile political elites”.

“Foltoret” e Berishës na mësuan se elitat e sotme dhe në këtë rast z.Berisha është ende shumë i zoti t’i manipulojë shqiptarët, në emër të demokracisë dhe progresit dhe mbi të gjitha fuqinë e njëshit. Dhe, duket se faji më i madh s’është i gjithë nga ai, por nga një shoqëri që ende ka në kokë të rrëmbejë simbole dhe të ketë dëshirën të kapin ndërtesën e Partisë me zor. Berisha me militantët e 11 Dhjetorit na treguan se: klasa e politikanëve shqiptarë nuk ndryshon, sepse pushteti nuk quhet drejtim por sundim mbi pjesën tjetër të popullsisë. Ja pse demokracia ka kohë që e ka lënë edhe vetë Partinë Demokratike, që ende po mbahet mbi dy kolona të shtrembra, identifikuar me Bashën dhe Berishën. (Javanews)

Tags: ben andoniBerishaEscobarfoltorePD

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Degradon debati/Salianji-Ristanit: Ta fus unë aty, ku të të hyj llapa që…

Degradon debati/Salianji-Ristanit: Ta fus unë aty, ku të të hyj llapa që…

Ekzekutimi i biznesmenit me dy emra, “Audi Q7” i bërë shoshë nga plumbat

Ekzekutimi i biznesmenit me dy emra, “Audi Q7” i bërë shoshë nga plumbat

“Rekord i zi!”/ Meta lëshon alarmin, i bën thirrje urgjente Qeverisë

“Rekord i zi!”/ Meta lëshon alarmin, i bën thirrje urgjente Qeverisë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Sara Hoxha dhe Ledion Liço përballen me thashetheme ndarjeje pas mungesës së postimeve të përbashkëta
Showbizz

Sara Hoxha dhe Ledion Liço përballen me thashetheme ndarjeje pas mungesës së postimeve të përbashkëta

by mirseda
17:54 | 05/06/2025
0

Moderatori i njohur Ledion Liço dhe partnerja e tij, producentja Sara Hoxha, janë një ndër çiftet më...

Shkëlqim Devolli pritet nga Kryeministri Mickoski, merr ftesë për shtrirje të gjerë të investimeve në Maqedoni

Shkëlqim Devolli pritet nga Kryeministri Mickoski, merr ftesë për shtrirje të gjerë të investimeve në Maqedoni

17:51 | 05/06/2025
Parlamenti miraton buxhetin 2025 dhe marrëveshjen me Ukrainën, opozita mungon

Parlamenti miraton buxhetin 2025 dhe marrëveshjen me Ukrainën, opozita mungon

17:48 | 05/06/2025
Zjarr në një banesë në Berat, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në një banesë në Berat, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

17:44 | 05/06/2025
U kap në drekë me Xhevdet Plakun, dyshohet për vrasjen e Elis Rroshkodolit, dosja e Voltan Xhanit i kalon SPAK-ut

U kap në drekë me Xhevdet Plakun, dyshohet për vrasjen e Elis Rroshkodolit, dosja e Voltan Xhanit i kalon SPAK-ut

17:42 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com