Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A i trembet apo e kontrollon SPAK-un, Edi Rama?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një gotë thyhet gjatë Samitit, Rama: Syri i keq sa mori një goditje

Nga: Andi Bushati

Fjalimi i Edi Ramës në kongresin e PS, i mbushur me aludime dhe shantazhe për SPAK, i ka përndezur pjesën më të madhe të opozitarëve, duke lënë të kuptohet se kryeministri po i trembet hetimit të prokurorisë speciale, sidomos për aferën e inceneratorëve.

Akuzat e tij për zv/ministren që e dënuan vetëm “për një arkë peshk”, dorëzimi pa kundërshtime i dy ish deputetëve dhe paralajmërimi se të gjitha këto nuk duhen marrë si dobësi, në pamje të parë të lënë përshtypjen se kryeministri ndihet i trembur. Këtë ndjesi e shtoi edhe paraqitja e tij në “Opinion”, ku bëri sikur shkalloi, duke braktisur studion, me të njëjtën taktikë që ka përdorur edhe më parë kur është pyetur për inceneratorët, ose kur është dashur të përballet me protestat e studentëve dhe skandalin e tenderit me letra fallco të unazës së re.

Pra versioni që po qarkullon mes shumë opzitarëve është ai se frika po e detyron Ramën të kërcënojë SPAK.

Kjo mund të jetë një hipotezë, por pranimi i saj pa e vrarë mendjen krijon një paradoks, sepse ligjërimi kryesor i kundërshtarëve dhe kritikëve të kryeministrit deri më tani ka qenë se ai e kontrollon drejtësinë, natyrisht dhe SPAK-un dhe për rrjedhojë nuk ka pse frikësohet prej tyre. Shembujt janë të shumtë. Mënyra se si u mbyll dosja e vjedhjes së votave në Dibër, se si u varros skandali i përdorimit të të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve nga patronazhistët, apo se si u shndërrua në një nga “heronjtë e fëmijve tanë”, prokurori që gënjeu publikisht për të fshehur krimin elektoral të Elbasanit, dëshmojnë për kapjen e SPAK-ut.

Po atëherë kush nga versionet qëndron: Ai që opozita përsërit si refren prej kohësh, apo ky i tanishmi që e vizaton shefin e qeverisë si dikë që po përdor shantazhin për të ruajtur kokën e vet?

Përgjigjja më e saktë është diku në mes. Natyrisht Rama nuk trembet për vete dhe as për pushtetin e tij. Ai i ka shtrirë prej kohësh tentakulat në sistemin e ri të drejtësisë për të mos vuajtur sot nga telashe të tilla.

Por thënë këtë, ai nuk kontrollon gjithçka. Sistemi që po ngrihet ka sponsorë të fortë SHBA-në dhe BE-në, që kanë shpenzuar miliona nga taksat e qytetarëve të tyre. Ata duan të kenë me çdo kusht disa suksese, qoftë edhe sa për sy e faqe. Prandaj ata ushtrojnë presion nga ana e tyre. Duke parë për shembull aferën skandaloze të inceneratorëve dhe dokumentat që dëshmojnë për grabitje monstruoze, ata rrisin trysninë se nga pushteti duhet të bien disa koka turku.

Pikërisht fryte të kësaj drejtësie politike dhe të negociuar janë arrestime si ato të Lefter Kokës apo Alqi Bllakos, për të cilat kupola qeveritare qe njoftuar me kohë dhe i kishte marrë masat. Ajo pranoi parimin se duhej dorëzuar diçka për të mbrojtur të tërën.

Po atëherë si duhen kuptuar kërcënimet e shefit të qeverisë në kongresin e partisë së tij?

Ato nuk shprehin aspak ankthin e tij se situata mund t’i dalë jashtë kontollit. Ato duhen parë në perspektivën e marrëdhënies tërhiq e mos e këput të çdo negociate. Nga pozicioni i tij, Rama jep mesazhin se ai ka lëshuar mjaft dhe orienton SPAK-un se tani e ka radhën të vërtetojë ligjërisht akuzat e Blinkenit për Berishën, duke goditur edhe palën tjetër. Pra, ai nuk shantazhon se është trembur, por sepse do të fitojë më shumë nga një drejtësi e shndërruar në pazar. Prandaj, pretendimi i opozitarëve optimistë, që e lidh sjelljen e Ramës me frikën nga afera e inceneratorëve nuk qëndron. Ai vërtet përdori të shtunën një gjuhë kërcënuese, por qëllimi i saj qe thjeshtë për të fituar më shumë në lojën me koka turku. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIramaSPAK

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Kosova paralajmëron bashkëpunim me Zvicrën, për pretendimet e Dick Martyt

Kosova paralajmëron bashkëpunim me Zvicrën, për pretendimet e Dick Martyt

“Liro zyrën ose do të nxjerrim vetë”, Basha: S’na plas fare

Rakipi "non grata"/Basha: Lajm i mirë, koha na dha të drejtë

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Të shtëna me a*më në Kombinat, qëllohet në drejtim të 35-vjeçarit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com