E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

A e ka gjetur Rusia vendin e saj në botë?

Nga Alexei Levinson “Moscow Times”

Pesë vitet që kanë kaluar që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, kanë rezultuar të jenë një periudhë e rëndësishme në historinë modern të vendit. Është e pranuar gjerësisht, se kjo periudhë është karakterizuar nga një mentalitet i veçantë social.

Është folur shumë për të ashtuquajturën “euforia e Krimesë” ose “mobilizimi i Krimesë”, dhe shpesh analistët kanë nxituar të pretendojnë, se ajo nuk do të përfundojë shpejt. Por në fund të verës së kaluar, kur pati shumë pakënaqësi me autoritetet ruse dhe Putinin personalisht, pas miratimit të një ligji që rrit moshës e daljes në pension, vëzhguesit u bindën më në fund se “sindromës post-Krime” do t’i vijë fundi.

Ne nuk po shohim më shenjat e euforisë masive, apo entuziazmit që karakterizoi muaj e parë pas aneksimit të Krimesë. Edhe debatet e ashpra midis përkrahësve dhe kritikëve të aneksimit, janë zhdukur. Herë pas here, ngjarjet që lidhen në një mënyrë apo tjetrën me punët në gadishull, si anijet luftarake ruse që bllokuan një anije ukrainase në Ngushticën Kerç, kapin faqet e para të mediave, por në tërësi, fati i Krimesë ka pushuar së qeni një temë shqetësuese për opinionin publik rus.

Që nga marsi i vitit 2014, kur përfundoi aneksimi i Krimesë, sondazhi i Qendrës Levada i ka bërë rregullisht rusëve këtë pyetje:”A e mbështesni aneksimin e Krimesë nga Rusia?”. Përqindja e atyre që përgjigjen me “po”, nuk ka rënë kurrë nën 83 për qind (dhe nuk u rrit kurrë mbi 88 për qind).

Nuk ka asnjë dyshim se miratimi i veprimeve të Putinit si president, i cili për 3 vite ka mbetur thuajse i njëjtë në mbi 80 për qind, ishte i lidhur me ngjarjet e vitit 2014. Pas aneksimit të Krimesë dhe reagimit negativ të Perëndimit, më shumë se 70 për qind e rusëve, e cilësuan veten të frustruar nga Shtetet e Bashkuara.

Por popullariteti i Putinit nisi të luhatej, pastaj filloi të binte, dhe në verën e vitit 2019, ra ndjeshëm në rreth 65 përqind. Qëndrimet ndaj SHBA-së dhe Perëndimit, pësuan një ndryshim të lehtë. Ndërkohë, mbështetja për aneksimin e Krimesë, mbeti më e lartë se kurrë më parë. Pra, është e qartë, që këto shifra janë një tregues i një procesi më të thellë dhe më të qëndrueshëm në shoqëri.

Mund të argumentohet se aneksimi i Krimesë, shënoi fundin e një faze të pasigurisë në historinë ruse, dhe se vendi ka hyrë tani në një lloj gjendje të qëndrueshme. Nëse imagjinojmë që vendet janë entitete, ku secili zë vendin e vet në botë, pas rënies së Bashkimit Sovjetik shumica e republikave përbërëse të saj e gjetën veten si vende, disa si më perëndimore, të tjera më lindore.

Rusia është lëkundur historikisht midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe ka qenë e ndikuar nga të dyja. Eksperimenti me ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe me një ekonomi të lirë, që nisi në vitet 1990, u zbeh, dhe më pas përfundoi.

Kjo u theksua simbolikisht, nga transferimi i pushtetit nga Jelcini “demokrat”, tek një përfaqësues i fundit i gardës së vjetër: Putini. Por Rusia, duke ndalur proceset e zhvillimit demokratik në fillim të shekullit XXI, vazhdoi për disa vite për inerci të kërkojë një aleancë politike me Perëndimin.

Disa analistë, argumentojnë se Perëndimi nuk ishte shumë mikpritës, dhe e distancoi Rusinë nga vetja. Por një aleancë e tillë, vështirë se do të ishte e mundur, për aq kohë sa perspektivat për të pajtuar strukturën e brendshme të shoqërisë ruse me shoqëritë e botës së lire, nuk ekzistonin më. Për më mirë apo për keq, Rusia nuk u bë anëtare e NATO-s apo e Bashkimit Evropian:ajo u la në hije.

Kremlini filloi të inkurajonte nostalgjinë për Bashkimin Sovjetik, dhe pozitën e saj të respektuar në botë që i kishte sjellë Stalini. Në vitin 2008, udhëheqësja ruse zgjodhi të ndërmerrte një hap jashtëzakonisht të rrezikshëm. Rusia kreu operacione ushtarake në tokë të huaj dhe luftoi kundër Gjeorgjisë, dikur një nga “republikat vëllazërore” të BRSS, duke provokuar denoncimet nga shumica e botës.

Megjithatë, shoqëria ruse e mbështeti këtë hap:popullariteti  i Putinit u rrit për herë të parë në gati 90 përqind. Pse? Anketat që ne bëmë në atë kohë, zbuluan dy faktorë të rëndësishëm. Së pari ishte ideja, që meqenëse amerikanët kishin armatosur dhe trajnuar ushtrinë gjeorgjiane, një konfrontim ushtarak me Tbilisin i ngjante një Luftë të Tretë Botërore, dhe ndërsa fitorja në atë lojë, ishte një fitore mbi SHBA-në në këtë luftë.

Faktori i dytë, ishte gatishmëria e Rusisë për të refuzuar të zbatojë ligjin ose vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas rusëve, një fuqie globale i lejohet (dhe duhet t’i lejohet) të sillet në këtë mënyrë. Në pranverën e vitit 2014, udhëheqësja ruse pushtoi Krimenë, duke përsëritur këtë manovër, dhe mori sërish të njëjtin rezultat.

Përsëri, popullariteti i Putinit arriti në thuajse 90 për qind. Mbështetja e përhershme e shoqërisë ruse për aneksimin e Krimesë, nënkupton tani se puna dhe kërkimi i Moskës për një vend në botë, tashmë ka mbaruar. Rusia e ka gjetur vendin e saj, dhe kjo i përshtatet rusëve.

Nëse kjo është një pozitë e “qëndrojmë vetëm, të gjithë na kundërvihen”, atëherë ne jemi një pakicë heroike. Nëse është pozita e “rezistojmë ndaj Perëndimit, por Kina dhe India janë me ne”, atëherë jemi një shumicë fitimtare. Në secilin rast, kjo është një arsye për vetëvlerësim. Dhe për ata që ende aspirojnë të arrijnë fuqinë e madhe të Bashkimit Sovjetik, kjo është diçka për të cilën ata kanë shumë nevojë.

*Shënim: Alexei Levinson, është drejtor i Departamentit të Kërkimeve Socio-Kulturore në qendrën e pavarur të sondazheve “Levada”./ Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...