E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Vrasja që tronditi Elbasanin, reagon PD: Krimi po bën ligjin

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, ngjarje që tronditi pak minuta më parë Elbasanin.

Sipas tij, mesazhi është i qartë që në Shqipëri ligjin e bën krimi, ndërsa thotë se qyteti ndodhet nën pushtetin dhe terrorin e bandave.

Boçi shprehet se policia arreston qytetarët që mbrojnë banesat e tyre dhe gjobit autobusët që vijnë me protestues nga rrethet në Tiranë, ndërkohë që “bandat vendosin për jetët, për tenderat, për votat”.

Postimi i plotë:

ELBASANI I VRARË
Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit.
Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave.
Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur.
Mesazhi është i qartë.
Nuk është thjesht larje hesapesh.
Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë.
Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat.
Po policia?!!!!
Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës.
Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve.
Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën.
Krimi është partneri i saj më i çmuar.
Të ndalim çmendurinë e të çmendurin.
Ka ardhur koha!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...