Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A duhet maska? Jetesa në kohë pandemie

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A duhet maska? Jetesa në kohë pandemie

Nga: Lutfi Dervishi

Sot në rrugë të Tiranës malli më i dukshëm në fytyrat e kujtdo, më i kërkuari në treg dhe më i pakontrolluari është maska! Dikush e mban të varur në qafë si qafore, dikush mbulon vetëm gojën, dikush tjetër vetëm hundën, dikush e trajton si kapele që e heq dhe e vë sa herë t’i teket.

Në markete (në bankë po e po) nuk të qasin nëse nuk mban një maskë në fytyrë. Në fillim këshilla nga ekspertët dhe autoritetet që i referoheshin ekspertëve ishte shumë e qartë: maskë nuk ka pse përdor.

Maskat duhen për personalin mjekësor. Ti e mban maskën, por jo për të mbrojtur veten, por mbron tjetrin. Edhe vetë OBSH ende mbështet këtë qëndrim. Por njëri- pas tjetrit vende të ndryshme në kontinente të ndryshme, po sugjerojnë që ndoshta nuk është keq të përdorësh maskë. Edhe në Shqipëri këshilla e ekspertëve ka kaluar në fazën e dytë: nga përdorimi i personelit mjekësor, te këshilla që kur del në publik mirë është të mbash një maskë.

Tani vijmë te maskat! Maskat sot i gjen në markete, në farmaci, dhe sidomos on line. Çmimet variojnë nga 100 lekë deri në 7000 lekë copa. Maska një përdorimshe dhe maska shumë përdorimshe. Shqetësues është fakti se këshillat e përdorimit janë të qarta, (për maskat shumë përdorimshe), por ti thjesht nuk e di kush i ka dhënë këto këshilla.

1. Larje në lavatriçe me 90 gradë
2. Dezinfektim me alkool etilik
3. Hekur i nxehtë.

Maskat befas janë kthyer në mall të kërkuar, por është dhe malli më i pakontrolluar. Padyshim se është biznesi më i mirë për momentin, por ngre pikëpyetje çfarë ndikimi ka ky biznes në shëndetin e përdoruesit?

Kush jep garanci për përdorimin e maskave që shiten? Kush i ka prodhuar? Mbi të gjitha si duhet përdorur maska? Të gjithë u mësuam edhe falë njoftimeve të përsëritura për rëndësinë e larjes së duarve me sapun, për kollitijen/teshtimën, për distancën që duhet të mbajmë, për rëndësinë që ka mos dhënia e dorës apo përqafimi.

Sheh njerëz që e kapin maskën me dorë dhe e heqin kur flasin, të tjerë që e nxjerrin dhe e fusin në xhep si të jetë shami hundësh, dhe të tjerë që kanë shumë merak anën estetike që maska të shkojë me ngjyrën e këmishës apo xhaketës.

Ka ardhur koha që ekspertët që kanë rënë dakord për shumë gjëra me njëri-tjetrin në parandalimin e përhapjes së covid19, të debatojnë hapur për dobinë/dëmin e mbajtjes së maskave.

P.S. Maksat ndoshta është mirë të mbahen (në Tiranë) sapo 200 mijë makinat që janë të parkuara, të ndizen dhe të qarkullojnë në rrugë. Eshtë e vetmja mënyrë për të mbrojtur mushkritë. Sot për sot, ajri i Tiranës është po aq i pastër sa në Pogradec.

 

Tags: koronavirusLutfi Dervishimaskat

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Koronavirusi/ Ja si paraqitet situata në Gjermani

Koronavirusi/ Ja si paraqitet situata në Gjermani

Italia kalon tek plani ‘B’, ekspertët tregojnë çfarë mund të ndodhë me pushimet verore

Italia kalon tek plani ‘B’, ekspertët tregojnë çfarë mund të ndodhë me pushimet verore

Caktohet data, ja kur do të rinisë Premier League

Caktohet data, ja kur do të rinisë Premier League







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com