Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

4 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant
A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

Nga: Bruna Celic “Center for European Policy Analysis”

Kanë kaluar plot 3 dekada që kur njerëzit e njohur si maqedonas fituan pavarësinë nga rrënojat e Jugosllavisë, dhe 18 vjet që kur ata u njohën nga Brukseli si kandidatë të mundshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj kohe ka pasur përparime. Vendi i njohur tani (më shumë pa dëshirën e tij) si Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s, dhe ka shënuar një përparim pozitiv në aspektin ekonomik. Por fqinjët nacionalistë të vendit ia kanë vështirësuar vazhdimisht jetën, dhe tani duket se disa zyrtarë në BE (të udhëhequr nga Komisioneri i Zgjerimit për BE-në Oliver Varheli) janë të gatshëm që ta lënë këtë vend pas, në vend se të trajtojnë shkaqet themelore të problemeve të tij gjeopolitike.

Maqedonasve mund t’u falet ndonjë mosmarrëveshje në sjelljen me fqinjët të tyre. Që në fillim të ekzistencës si shtet i pavarur, Greqia pretendoi se çdo vend i quajtur Maqedoni, do të përfaqësonte një pretendim të nënkuptuar ndaj territorit të saj.

Mosmarrëveshja mes 2 vendeve zgjati 27 vjet, dhe u zgjidh më në fund vetëm në vitin 2019, kur vendi miratoi emrin e tij tëri. Por pengesat nuk morën fund atje. Edhe Bullgaria ngriti pretendimet mbi gjuhën e saj, dhe pretendime të tjera historike, dhe i ngadalësoi qëllimisht negociatat e Maqedonisë së Veriut për në Bashkimi Evropian.

Dhe nuk është hera e parë që BE-ja nuk ka mundur që të kapërcejë kundërshtimet e një anëtari të vetëm. Kur Sofia bllokoi çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut,Varheli sugjeroi që BE-ja të shqyrtonte mundësinë e ecjes përpara me bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë.

Kjo deklaratë shkaktoi konfuzion dhe tronditje në Ballkanin Perëndimor, pasi më herët të dyja ofertat e anëtarësimit ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Vetëm qershorin e vitit të kaluar, Këshilli Evropian ra dakord që të çelte raundin e fundit të bisedimeve të pranimit me të dyja vendet. Pas atij momenti, zyrtarë dhe vende të ndryshme të BE-së i tërhoqën komentet e tyre.

Por mungesa e qartësisë dhe mesazheve të qarta nga BE, nxori në sipërfaqe atë që e kanë thënë njerëz në Ballkanin Perëndimor, strategjia e BE-së ndaj rajonit është e paqartë, dhe më e keqja jo ekzistente.

Në vitin 2005, Maqedonisë iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, pasi adresoi si duhet probleme ndëretnike midis komunitetit maqedonase dhe atij shqiptar, dhe zbatoi reformat demokratike të kërkuara.

Qeveria aktuale e kryeministrit Zoran Zaev, ka punuar shumë për ringjalljen e procesit të bllokuar të integrimit euro-atlantik, dhe ka shënuar një progres të rëndësishëm, sidomos  përmes Marrëveshjes së Prespës së vitit 2018 me Greqinë, e cila zgjidhi çështjen e emrit të vendit.

Pas marrëveshjes, Maqedonia e ndryshoi emrin e saj kushtetues në Maqedonia e Veriut, dhe Greqia hoqi bllokadën e saj ndaj vendit fqinj, duke hapur rrugën për pranimin e vendit në NATO në marsin e vitit 2020.

Dy vjet më vonë, Maqedonisë së Veriut po i kërkohet që të kompromentojë identitetin e saj, për hir të një qeverie tjetër nacionaliste, këtë herë në lindje. Kur qeveria bullgare u rrëzua muajin e kaluar, pati shpresë se vendi do të hiqte dorë nga kërkesat e tij absurde.

Por qeveria aktuale e udhëhequr nga Stefan Janev, tha se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për bllokimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, për shkak të një mosmarrëveshje dypalëshe mbi gjuhën dhe identitetin.

Raportohet se Bullgaria u ka thënë anëtarëve të tjerë të BE-së se:“Gjuha zyrtare e përdorur në Republikën e sotme të Maqedonisë së Veriut mund të konsiderohet vetëm si një dialekt i  gjuhës bullgare”.

Shpresa e BE-së për një marrëveshje tjetër të ngjashme si ajo e Prespës, midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,është naive. Kryeministri Zaev ka deklaruar:“Identiteti maqedonas, përveçse është burim krenarie, është gjithashtu çështje fakti, shkence, tradite dhe simboli kombëtar i popullit tonë. Ai nuk është dhe nuk do të jetë objekt i negociatave.”

Në kundërpërgjigje, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, që të ruajë përkushtimin e tij ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar:“Nëse nuk jemi të kujdesshëm, do ta humbasim Ballkanin Perëndimor!”.

Edhe shtetet e tjera anëtare kanë shprehur qëndrime të ngjashme. Aleksandër Shalenberg i Austrisë, Jakub Kulhanek i Republikës Çeke dhe Anze Loger i Sllovenisë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit pengues të Bullgarisë, duke argumentuar se nuk është “e drejtë” që një shtet tjetër anëtar i BE-së ta kushtëzojë procesin e integrimit për çështje të tilla.

Deklaratat e tyre, sugjerojnë se rreziku është tejet i lartë, pasi mosmarrëveshja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut do të ketë pasoja më të thella për BE-në. Lejimi i një precedenti të tillë, ku një shtet i vetëm anëtar si Bullgaria apo Greqia, mund të ndalojë hyrjen në BE të një vendi aspirant, sidomos duke kërkuar që një vend të ndryshojë identitetin e tij, u dërgon një mesazh shqetësues kandidatëve të tjerë të BE-së, përfshirë Bosnjen, Kosovën dhe Serbinë.

Sa më gjatë që BE do të vazhdojë të neglizhojë pasjen e një strategjie të qartë, konçize dhe të qëllimshme përkundrejt Ballkanit Perëndimor, aq më shumë rrezikon që ta distancojë Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo do të bëjë që boshllëku të mbushet nga vendet e tjera më pak të dashamirëse si Kina dhe Rusia.

Burimi i lajmit: Cepa. Përshtati: Tirana Today

Tags: Ballkani Perëndimorbe

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Kadilli: Synoj shndrrimin e PD në një lëvizje popullore

Kadilli: Synoj shndrrimin e PD në një lëvizje popullore

“Nuk do ta kisha vrarë, por më ka fyer”, Bashaliu lihet në burg

"Nuk do ta kisha vrarë, por më ka fyer", Bashaliu lihet në burg

“Shtatë nxënës u kapën me celularë”, maturantët në protestë për matematikën

"Shtatë nxënës u kapën me celularë", maturantët në protestë për matematikën







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK
Aktualitet

Nuredin Numani hëngri karkaleca deti në qeli? Ja si përgjigjet SPAK

by mirseda
11:41 | 24/10/2025
0

Bujë bëri lajmi që qarkulloi pak kohë më parë në media, se brenda qelisë së Nuredin Dumani,...

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

10:48 | 24/10/2025
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

10:46 | 24/10/2025
Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

Asetet e ngrira ruse, BE dështon me marrëveshjen, Belgjika bllokon planin për ndihmën ndaj Ukrainës

10:44 | 24/10/2025
Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com