Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A do të përplasen Irani dhe SHBA-ja në Liban dhe Siri

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
A do të përplasen Irani dhe SHBA-ja në Liban dhe Siri

Nga: Joe Macaron “Al Jazeera”

Më 3 janar, një sulm amerikan me dron vrau gjeneralin iranian Qasem Soleimani, kreun e Forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), menjëherë pasi ai zbarkoi në Bagdad, pas një vizite në Liban dhe Siri. Më 8 janar, regjimi iranian u hakmorr, duke lëshuar disa raketa balistike mbi bazat ushtarake në Irak, ku ndodhen edhe forcat amerikane.

Ndërsa përplasja direkte ushtarake mes Uashingtonit dhe Teheranit mbetet e pamundur në një të ardhme të parashikueshme. Ka shumë pikëpyetje mbi implikimet që mund të ketë përshkallëzimi aktual i situatës për Libanin dhe Sirinë, sidomos pasi Soleimani ishte arkitekti kryesor i ekspansionit iranian në Levant.

Në çdo rast, Irani mund të përballet me kufizime, për çdo veprim hakmarrës që mund të marrë në konsideratë në Liban dhe Siri. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, që kishte lidhje të ngushta me Soleimanin, ishte udhëheqësi i parë i një milicie pro-iraniane, që reagoi publikisht pas vrasjes.

Më 5 janar, udhëheqësi i Hezbollahut tha se ka ardhur koha që forcat amerikane të largohen nga rajoni, dhe mënyra për ta përshpejtuar këtë gjë është sulmi i bazave të saj ushtarake.

Nasrallah e bëri të qartë se anëtarët e “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani, ku përfshihet dhe Hezbollahu, do të vendosin vetë se si t’i kundërpërgjigjen SHBA-së, pavarësisht se çfarë bën Teherani.

Në fjalimin e tij të dytë më 12 janar, Nasrallah e shtjelloi më tej këtë çështje, duke theksuar se “është koha që boshti i rezistencës të fillojë të angazhohet” për dëbimin e forcave amerikane.

Që nga viti 2006, Hezbollahu ka fituar një lloj autonomie nga regjimi iranian, përsa i përket çështjeve që lidhen me Libanin.

Edhe pse grupi i armatosur libanez, u bë më i varur nga regjimi iranian për fonde, si pasojë e sanksioneve amerikane kundër bankave dhe bizneseve libaneze që kanë lidhje me Hezbollahun. Mbetet për tu parë nëse kjo autonomi do të ruhet edhe pas vrasjes së Soleimanit, teksa Irani pret tashmë më shumë nga aleatët e tij.

Në një fjalim të datës 9 janar, komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare, Amir Ali Hajizadeh, ishte i qartë kur tha se Irani pret që milicitë e mbështetura prej tij të ndërmarrin veprime konkrete kundër SHBA-së. Duke folur para flamujve të lëvizjeve të armatosura të mbështetura nga Irani, përfshirë Hezbollahun, ai tha se faza tjetër e hakmarrjes, do të merret përsipër nga ajo që ai e quajti “Fronti i Rezistencës”.

Megjithëse Hezbollahu ka aftësi, përvojë dhe struktura të brendshme, të udhëhequra nga Samer Abdallah, dhëndri i ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Imad Mughnijeh, i vrarë në Siri në një operacion të përbashkët mes CIA-s dhe Mosadit në vitin 2008, për të kryer aktivitete klandestine jashtë vendit. Ai do të kishte më shumë humbje sesa përfitime nga çdo operacion që shihet si një hakmarrje ndaj vrasjes së Sulejmanit.

Ndërmarrja e veprimeve ushtarake kundër SHBA-së ose Izraelit në Liban, apo në kufirin izraelit duket e tepruar në këtë moment, duke pasur parasysh krizën e rëndë ekonomike në vend, dhe zhgënjimin në rritje midis komunitetit shiit, që u shfaq edhe gjatë protestave të fundit.

Protestat në Liban, mund të kenë një ndikim të qëndrueshëm në vend, më shumë edhe sesa vrasja e Soleimanit. Ndryshimet politike që ato shkaktuan, arritën të prishin marrëveshjen presidenciale të vitit 2016, të mbështetur nga një mirëkuptim i heshtur SHBA-Iran, që çoi në zgjedhjen e Mishel Aun si president dhe Sad Haririt kryeministër.

Edhe pse Hariri dha dorëheqjen më 29 tetor 2019 nën presionin e publikut, ai nuk i ka ndërprerë lidhjet me Hezbollahun, dhe duket se shpreson të rikthehet në një moment në pushtet. Nuk është e qartë nëse raundi i fundit i tensioneve amerikano-iraniane, do ta ndryshojë përllogaritjet e tij, dhe do ta detyrojë t’i rikthehet retorikës anti-Hezbollah.

Por mungesa e fondeve dhe dobësia e tij politike, mund ta bëjnë atë më pak të prirur që të ndjekë këtë rrugë. Arabia Saudite, që cilësohet si mbështetësja kryesore e Haririt në rajon, nuk duket e pritur të luajë një rol të madh në Liban. Dhe as në përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, në një të ardhme të parashikueshme.

Por tensionet e ripërtërira SHBA-Iran, mund të ndërlikojnë procesin e formimit të qeverisë së re, pasi vendi përballet me një krizë të afërt financiare. Ndërkohë, çdo veprim hakmarrës në vendin fqinj me Libanin, Sirinë, mund të jetë gjithashtu i përmbajtur.

Ndërsa Hezbollahu e ka zbehur ndjeshëm rolin e saj në Siri, pjesërisht për shkak të rritjes së zhgënjimit të anëtarëve të tij në Liban, grupimi radikal mund të shfrytëzojë pikat potencialisht të dobëta të forcave amerikane, qoftë në Sirinë Verilindore apo rreth bazës ushtarake Al-Tanf pranë kufirit Irak-Jordani-Siri. Por kjo mund të vijë me koston e hakmarrjes amerikane, përmes sulmeve ajrore.

Edhe Irani mund të ndërmarrë veprime në Siri, kryesisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme ajrore mbi pozicionet e saj nga avionët izraelitë, më së fundi më 10 janar në zonën e Bukamal në kufirin Irak-Siri. Operacionet e Izraelit në Siri, mund të nxisin Teheranin të forcojë masat frenuese, duke kaluar në një pozicion sulmi.

Por, si Hezbollah ashtu edhe Irani do të jenë të kufizuar në atë që mund të bëjnë, për shkak të pranisë dominuese të Rusisë. Më 7 janar, presidenti rus Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë në Siri para udhëtimit të tij në Turqi, duke lënë të nënkuptohet që Moska nuk do ta lejojë SHBA-në dhe Iranin, që ta zhvendosin konfrontimin e tyre në Siri.

Nëse Irani vendos të synojë forcat amerikane në Siri, kjo mund të komplikojë koordinimin dhe konkurrencën e saj me Rusinë. Edhe pse Moska dëshiron që forcat amerikane të largohen përfundimisht nga Siria, tani për tani nuk do që kjo të ndodhë me forcë.

Për më tepër, një veprim i iranianëve kundër SHBA-së në Siri, mund ta armiqësojë Iranin me Turqinë, duke pasur parasysh operacionin aktual ushtarak turk të Ankarasë në Sirinë Verilindore. Dhe kjo gjë nuk i shërben interesave iraniane, pasi Ankaraja ishte përkrahëse e Teheranit, të paktën në retorikë, pas vrasjes së Soleimanit.

Ndërkohë grupet e mbështetura nga Irani në Siri, nuk janë të përgatitura, dhe mjaftueshëm të disiplinuara (krahasuar me Hezbollahun), për të ndërmarrë asnjë ofensivë të madhe. Vrasja e Sulejmanit, që ndihmoi në krijimin e marrëdhënieve të ngushta me krerët e milicive të mbështetura nga Irani në Liban, Siri, Jemen dhe Irak, përbën tashmë një pengesë për ndikimin iranian në rajon.

Përkundër retorikës së zjarrtë që vjen nga Teherani, një reagim ushtarak kundër interesave amerikane ose vetë SHBA-së në Liban dhe Siri, nuk duket se ka gjasa që të ndodhë. Në fakt, si SHBA-ja ashtu edhe Irani, kanë pak hapësirë ​​për të manovruar në këto 2 vende, ku ata mund të zgjedhin të përdorin taktika më pak agresive.

TIRANA TODAY

Tags: iranQasem SoleimaniSHBA

TË LIDHURA

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

13:39 | 09/05/2025
Vizita e Vuçiç në Moskë, Gërvalla kërkon nga BE gjuhë të ashpër ndaj Serbisë
Rajoni

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gërvalla kërkon nga BE gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

13:35 | 09/05/2025
Itali/ 19-vjeçari shqiptar vdiq pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam drejtësi
Rajoni

Itali/ 19-vjeçari shqiptar vdiq pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam drejtësi

13:27 | 09/05/2025
Next Post
Belbëzonte në fëmijëri, çfarë nuk dini mbi aktorin Bruce Willis (VIDEO)

Belbëzonte në fëmijëri, çfarë nuk dini mbi aktorin Bruce Willis (VIDEO)

Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, reagon OSBE

Konsensusi për ‘Zgjedhoren’, reagon OSBE

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bëhen prindër për herë të dytë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bëhen prindër për herë të dytë

JU REKOMANDOJMË

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve
Kultura

Dita e Europës përmes pikturave të realizuara prej nxënësve

by mirseda
13:44 | 09/05/2025
0

Nxënësit e shkollave të vendit sot në Ditën e Europës kanë shprehur përmes ngjyrave se çfarë është...

Cycling News: “Giro d’Italia” në Shqipëri e rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

Cycling News: “Giro d’Italia” në Shqipëri e rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

13:41 | 09/05/2025
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

13:39 | 09/05/2025
Vizita e Vuçiç në Moskë, Gërvalla kërkon nga BE gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gërvalla kërkon nga BE gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

13:35 | 09/05/2025
Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të vrasjes së Gentjan Bejtjas

13:33 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com