Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A do të nisë SHBA-ja luftën kundër Iranit?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
A do të nisë SHBA-ja luftën kundër Iranit?

Nga Stephen Bush, “Newstatesman”

A po shkojnë Shtetet e Bashkuara drejt një lufte me Iranin? Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këmbëngul se administrata Trump nuk e dëshiron një luftë, por thotë gjithsesi

se Irani qëndron pas sulmeve mbi 2 çisterna nafte në Gjirin e Omanit, duke mos përjashtuar ndërmarrjen e çfarëdolloj veprimi të nevojshëm, për të mbrojtur anijet që kalojnë nëpër ngushticën e Hormuzit, si dhe për të parandaluar ndërtimin nga Irani të bombës bërthamore.

Ekzistojnë tri arsye pse kaq shumë aleatë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Bashkimin Evropian, dhe shumicën dërrmuese të shteteve anëtare, janë shumë mosbesues ndaj informacioneve të shërbimeve të inteligjencës, që tregojnë se Irani është organizator i sulmeve të fundit kundër anijeve tregtare.

Së pari ai informacion i klasifikuar nuk është i sigurtë. Sikurse na e kujtoi Jack Straw në programin e tij “Today”, është gjithnjë me vlerë vënia në pikëpyetje  e informacioneve që servirin shërbimet inteligjente.

Së dyti, fakt është se jashtë administratës Trump, nuk ka ndonjë oreks për një luftë me Iranin, dhe së treti, dhe më e rëndësishmja, në mbarë kontinentin evropian ekziston një kundërshti e madhe ndaj çdo lloj lufte kundër Iranit, veçanërisht një luftë me në krye Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit.

Nuk është e habitshme që në mesin e votuesve evropianë, ka shumë pak entuziazëm për të rizhvilluar luftën në Irak, këtë herë me një kundërshtar më të frikshëm, dhe me një president amerikan më pak kompetent,  që pikërisht për këtë arsye gëzon më pak mbështetje në kryeqytetet evropiane.

Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe këtu në Britaninë e Madhe. A e do vërtet Trumpi një luftë me Iranin? Ne e dimë – siç e dëshmoi edhe vizita e tij shtetërore – se bindjet e këtij presidenti, ndryshojnë në varësi të personit të fundit me të cilin ai ka biseduar.

Aktualisht, ata janë neokonservatorët e mbetur në SHBA, që duket se ndajnë momentalisht bindjet e tij, por që mund të ndryshojnë shumë shpejt. Është gjithashtu e mundur që SHBA-të të mund të zhyten në një luftë me Iranin, që në fakt nuk e dëshirojnë.

Përsa i përket Mbretërisë së Bashkuar, nëse plas një luftë me Iranin, Londra nuk do të përfshihet. Në parlament, nuk ka një shumicë për një akt të tillë. Ai aktuali, është në thelb i njëjti parlament që votoi kundër ndërhyrjes në Siri në krah të presidentit të atëhershëm amerikan Barak Obama, pas përdorimit të armëve kimike nga Bashar Al-Asadi.

Kushdo që beson, se deputetët do të zgjedhin të mbështesin një luftë kundër Iranit në krah të Donald Trumpit, është duke u tallu me veten. Por nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që pasojat e një lufte amerikane me Iranin nuk do të ndjehen këtu në Britani, apo në të gjithë kontinentin evropian.

Nëse lufta ndodh, do të ishte një konflikt i zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara, pa asnjë aleat jashtë rajonit, kundër një kombi shumë më të përparuar ushtarakisht (Irani ka më shumë se 1 milion ushtarë në uniformë – Iraku kishte më pak se 100.000).

Për më tepër, kjo luftë, do të linte në hije koston njerëzore dhe financiare që shkaktoi lufta në Irak. Dhe kjo e fundit nisi gjatë të ashtuquajturit moment unipolar – periudha e pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur Shtetet e Bashkuara ishin superfuqia e vetme në botë.

Ringjallja e politikës së fuqive të mëdha, që e ka parë luftën civile siriane të shndërrohet në një luftë me prokurë, do të kishte gjithashtu implikime direkt tek një konflikt SHBA-Iran, si në aspektin e aftësisë së saj për t’u përshkallëzuar, por po aq edhe mbi aftësinë e saj për të shkaktuar destabilitet këtu në Evropë.

Kjo luftë e mundshme, mund t’i siguronte lehtësisht Rusisë justifikimin e duhur, për të aneksuar më shumë territore nga Ukraina, ose për të zgjeruar ndikimin e Moskës në Evropën Lindore. Pavarësisht retorikës politike, thuajse askush në krye të politikës britanike, nuk mendon se një luftë me Iranin, është një ide e mirë. Por kjo luftë, mund të ndodhë gjithsesi,  dhe pasojat e saj do të ndjehen në Evropë në mënyra që janë shumë të ndryshme dhe kaotike për t’u parashikuar./ Përshtati Tirana Today

Tags: irankunderLuftënSHBA

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Siguria e Bashës në rrezik? Reagon Lleshaj: Truprojën e kam takuar, por nuk…

Siguria e Bashës në rrezik? Reagon Lleshaj: Truprojën e kam takuar, por nuk...

Përgjimet/ Rudina Hajdari: Po përdoren për të rrëzuar qeverinë Rama, modeli i njëjtë si…

Përgjimet/ Rudina Hajdari: Po përdoren për të rrëzuar qeverinë Rama, modeli i njëjtë si...

“Janë përdhunuar drejtoresha”, gazetari i kthehet keq Voltana Ademit

Tensionet në Shkodër për KZAZ-të, Voltana Ademi: Rama ka qëllime kriminale







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com