Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

A do të ketë sezon turistik këtë verë? Klosi: Në qershor mund të rinisin fluturimet

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
A do të ketë sezon turistik këtë verë? Klosi: Në qershor mund të rinisin fluturimet

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka shuar kureshtjen për shqiptarët nëse sivjet do të ketë sezon turistik. Në një intervistë për “Report Tv”, Klosi tha se turizmi mund të nisë të marrë frymë përgjatë muajit qershor, kur pritet të hapen sipas tij, aktivitetet e para. Ai zbuloi më tej se me grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, është duke u përgatitur plani për mënyrën e re të sezonit turistik, ku të respektohen rregullat e higjienës dhe të distancimit social. Ministri sqaroi ndër të tjera se falë menaxhimit të mirë të situatës, shpresat janë për një sezon jo të dëmtuar.

“Në gjithë historinë e koronës dhe krizës në Shqipëri dhe botës, pyetja më e vështirë është se kur do të përfundojë. Vendimi se kur do të hapet situata nuk dihet. Nuk dihet nëse sezoni do të jetë i përfshirë në aktivitet. Duke parë mënyrën shumë të mirë menaxhuar të koronës, besoj do të kemi një sezon realtivisht jo të dëmtuar në maksimum.

Një sezon që mund të shpëtojë. Ne kemi një turizëm që menaxhohet nga struktura hoteliere të vogla, investime me pronarë që marrin vendime të drejtpërdrejta, turizëm familjar. Po të shikosh vendet e rajonit, kanë struktura të stërmëdha që kanë marrë vendim të jenë mbyllur për gjithë sezonin.

Ne kemi turistë që vijnë nga toka në Shqipëri, dhe nuk janë shumë të lidhur me botën e fluturimit. Nëse do të vendosim rregulla të qarta të distancimit dhe higjienës, besoj do të kemi një sezon që do t’i shpëtojë katastrofës në vendin tonë. Kemi turistë nga Kosova, Mali i Zi, turistë që nuk janë të varur nga kompanitë e fluturimit.

Edhe pjesa e fluturimit, nëse situata fillon të marrë për mirë, dhe të kufizohet aq sa mundemi në raportin e higjienës, besoj se do të fillojnë fluturimet. Nga qershori me fluturimet e para, shumë më tepër të kontrolluara për të hapur mundësi për udhëtime charter”, tha ministri.

Aktualisht situata është jo premtuese, e ndërsa ministri nënvizoi se rikthimi në normalitet arrihet falë vaksinës. “Hapja e kufijve nuk mund të jetë vetëm shqiptare, është rajonale, europiane, botërore. Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara, ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina, do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet”, theksoi ministri Klosi.

 

Tags: blendi klosiministriturizmi

TË LIDHURA

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale
Politikë

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

12:42 | 11/02/2026
Next Post
Koronavirusi/ Të ardhurat tatimore në mars bien me 19%, ose 56 milionë euro më pak

Koronavirusi/ Të ardhurat tatimore në mars bien me 19%, ose 56 milionë euro më pak

Gjesti human, 99-vjeçari mbledh 6 milion dollarë për stafin mjekësor

Gjesti human, 99-vjeçari mbledh 6 milion dollarë për stafin mjekësor

Rama: Ja pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar

Rama: Ja pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

by mirseda
13:10 | 11/02/2026
0

Teksa nesër pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, jashtë godinës është njoftuar një protestë qytetare. Mësohet...

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

12:42 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com