E diel, 27 Shtator, 2020
12 C
Tirana

Koronavirusi/ Të ardhurat tatimore në mars bien me 19%, ose 56 milionë euro më pak

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Muaji mars ka filluar të reflektojë pasojat e Covid-19 në ekonomi. Të ardhurat tatimore, që u arkëtuan në buxhetin e shtetit për periudhën janar-mars ishin 97 miliardë lekë, ose 4.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Teksa për 2 mujorin, të ardhurat ishin me tendencë rritëse (+3.7%), ka qenë marsi ai që ka kthyer përmbys ecurinë e buxhetit.

Të dhënat e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019.

Rënia më e lartë ka qenë nga tatim fitimi, të ardhurat, të ardhurat nga i cili në mars u tkurrën me 3 miliardë lekë (-40%), duke ndikuar në gati 50% të uljes së të ardhurave tatimore.

Në rënie ishte dhe TVSH (-17.6%), një tregues direkt i konsumit në ekonomi dhe që është zëri kryesor në buxhet, me rreth 30% të totalit të të ardhurave.

Në tendencë tkurrëse ishin dhe të ardhurat nga kontributet, me -10.3%, ndryshe nga vitet e fundit kur ky tregues ishte në rritje të qëndrueshme, në një sinjal që kriza e ka goditur punësimin që në muajin mars.

Lexo edhe :   Koronavirusi, OBSH në Shqipëri ofron mbështetje për strategjinë vjeshtë-dimër

Tatimi mbi të Ardhurat Personale ra me 15.6%. Ecuri pozitive kishte vetëm zëri i taksave nacionale dhe të tjera, që shënoi një rritje me gati 17%.

Buxheti është shpëtuar disi në Mars nga Banka e Shqipërisë, e cila ka rritur transferimin e fitimeve tek qeveria, duke bërë që të ardhurt jo tatimore të rriten me rreth 20%. Banka e Shqipërisë transferoi rreth 1.4 miliardë lekë fitime në mars në buxhet.

Lexo edhe :   Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Të ardhurat totale buxhetore (përfshirë ndihma dhe të ardhurat jo tatimore) në mars ishin rreth 32.7 miliardë lekë, me rënie me 16.6% në raport me marsin 2019.

Për 3 mujorin, të ardhurat totale në buxhet ishin 103.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.7% me bazë vjetore.

Marsi ishte muaji i parë, kur ekonomia e vendit u përball me kufizimet që erdhën si rrjedhojë e masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19. Mbyllja filloi rreth datës 10 mars. Ndërsa në prill, kur pothuajse gjithçka ka qenë e mbyllur, pritet që të ardhurat të bien me ritme akoma më të larta./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...