Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

A do të ketë emisarë të tjerë në dialogun Kosovë-Serbi?

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Emërimi nga administrata amerikane i Mathew Palmer-it, si i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor që do të jetë edhe lehtësues në dialogun Kosovë-Serbi, ka shtuar zërat që edhe Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e emërimit të një të ngarkuari special për bisedimet Kosovë-Serbi. Burime diplomatike nga Brukseli, thonë se gjatë muajit tetor kjo çështje do të diskutohet ndër strukturat e reja të BE-së.

Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Jozep Borrel, i cili pason Federika Mogherinin, që ndërmjetësoi dialogun Kosovë-Serbi, vjen nga Spanja, shteti që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe sipas analistëve në Prishtinë, kjo e bën shumë delikate situatën, nëse zoti Borrel mund ta ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi.

Pikërisht kjo ka bërë që në qarqet e BE-së të flitet gjithnjë e më shumë që gjatë muajit tetor, pas konfirmimit të spanjollit Jozep Borrel nga Parlamenti Evropian si shef i diplomacisë evropiane, që ai ta emërojë një të dërguar special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi. Në mediet në Prishtinë shkruhet se edhe Gjermania mund ta emërojë një të dërguar special në dialogun Kosovë-Serbi, por kjo tash për tash është hedhur poshtë nga ambasada gjermane në Prishtinë, e cila thotë se ky proces duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Gjermania e mbështet dhe ndjek nga afër dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Gjermania do të vazhdojë ta bëjë këtë përzemërsisht me Komisionin e ri të Bashkimit Evropian”, kanë thënë zyrtarë të ambasadës për mediet lokale. Edhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Naim Rashiti nga Instituti për Politika Ballkanike, i tha DW-së, se ai “nuk mendon se Gjermania do ta emërojë një të dërguar special për dialogun, sepse Gjermania dhe Franca, duan ta ruajnë kredibilitetin e BE”.

“Gjermania është e interesuar që të ketë sukses, një marrëveshje Kosovë-Serbi si një lloj shpërblimi për përmbylljen e mandatit të zonjës Merkel. Gjermania do të udhëheqë me BE-në në pjesën e dytë të vitit 2020 dhe pastaj Gjermania pas vitit 2020, do ta kryesojë edhe Këshillin e Sigurimit dhe ajo është e interesuar që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të marrë një përmbyllje gjatë këtyre viteve, kur ka një rol të shtuar të Gjermanisë. Unë mendoj që Gjermania do të kërkojë nga Jozep Borrel, shefi i ri i diplomacisë evropiane që të emërojë një përfaqësues të lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa çështje tjetër mbetet koordinimi SHBA-BE në këtë dialog”, thotë Naim Rashiti.

Analisti Rashiti ka dyshime nëse Jozep Borreli, mund të jetë i përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi për këto arsye: “Nëse shefja e deritashme e BE-së, Federika Mogherini, Gjermania, Franca, përkatësisht zonja Merkel dhe Presidenti Macron, nuk arritën që të rifillojnë dialogun Kosovë-Serbi, është pak e besueshme që tash Jozep Borrel do t’i bindë vetë palët që ta rifillojnë dialogun dhe kjo për mua përbën skepticizëm për fazën e ardhshme të dialogut”, thotë Naim Rashiti.

Ndërkohë, një ekspert tjetër amerikan për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane, Janos Bugajski, thotë se nëse Bashkimi Evropian emëron emisar special për dialogun Kosovë-Serbi, ai patjetër duhet të punojë ngushtë me emisarin amerikan Mathew Palmer, duke koordinuar veprimet dhe duke pamundësuar kështu që edhe Rusia të kërkojë një ndërmjetës të vetin në këto bisedime.

“Nëse emërohet një emisar special i BE-së për Ballkanin ai duhet të punojë ngushtë me Mathew Palmer, të jenë në një linjë dhe të kenë të njëjtin qëllim. Të gjitha marrëveshjet në rajon janë realizuar deri tash pikërisht për faktin që rusët nuk kanë qenë të përfshirë. Çdo përfshirje e tyre do të nënkuptonte sabotim të procesit dhe të çfarëdo lloj marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve do të duhej të rezultonte me njohje reciproke”, tha Janos Bugajski në një intervistë për mediat publike në Kosovë.
Kosova në këtë fazë është në periudhë zgjedhjesh që do të mbahen me 6 tetor. I ngarkuari amerikan për Ballkanin Methew Palmer, ka deklaruar se ai do ta bëjë të qartë se “pritshmëria e tij nga qeveria e ardhshme e Kosovës është një qeveri pro dialogut, e gatshme të pezullojë taksat ndaj mallrave serbe, të cilat janë pengesë për rifillimin e procesit të dialogut, ta formojë një ekip negociator të fuqizuar, i gatshëm të angazhohet me Serbinë në tryezën e bisedimeve me seriozitetin e qëllimit për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka deklaruar Palmer.

Sipas tij, pezullimi i taksave ndaj mallrave të Serbisë dhe fundi i fushatës diplomatike serbe për bllokimin e njohjeve të Kosovës është një bazë e mirë që palët të kthehen në tavolinën e bisedave drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi. Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian u ndërpre në nëntorin e vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave serbe. Kjo masë e Prishtinës ishte si kundërpërgjigje ndaj fushatës diplomatike të Serbisë kundër dhe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Analistët në Prishtinë thonë se emërimi i Matthew Palmer, si i ngarkuar amerikan për Ballkanin perëndimor, tregon qartë se Shtetet e Bashkuara duan të përfshihen shumë më tepër në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi dhe kjo çështje të zgjidhet para përfundimit të mandatit të administratës së Donald Trump-it. /DW

Tags: dialogemisarkosoveserbi

TË LIDHURA

Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Rajoni

I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

11:08 | 02/06/2026
Next Post

Paralajmërimi i sizmologut grek: Priten lëkundje të tjera, kujdesuni për orët në vijim

Greqia mbështetje Shqipërisë, pas tronditjeve nga tërmetet

Veliaj: 42 pallate dhe 70 shtëpi të dëmtuara! Masat që do marrim







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com