Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

A do të hyjnë Haradinaj dhe Isa Mustafa në koalicion me Albin Kurtin?

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Ramush Haradinaj e ka përjashtuar një koalicion me liderin e Vetëvendosjes duke thënë se do të mbetet në opozitë dhe ka përsëritur se Albin Kurti është mashtrues.

Megjithatë, kreu i AAK’së ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave siç po bëjnë disa parti tjera dhe se për të ky rezultat është i pranueshëm, raportoi Express.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para gazetarëve për rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Haradinaj shpreson se me votat me kusht dhe të diasporës, koalicioni AAK-PSD do të marrin rreth 100 mijë vota, derisa ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluara partia e tij ka shënuar rritje.

Haradinaj ka thënë se do ta përkrahin Qeverinë e re, por nuk do të bëjnë kompromis për temat në të cilat do të angazhohet kjo parti.

Ndërkohë, lideri i LDK-së Isa Mustafa ka bërë me dije se nuk do të ketë bisedime për bashkëpunim derisa të jenë numëruar të gjitha votat, përfshirë edhe ato me kusht dhe të diasporës.

“Do të bisedojmë pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave. Sepse, vetëm kur të përfundojë numërimi, dihet qartë se kush është i pari, respektivisht mandatari”, tha Mustafa për Express.

Ndërkohë bashkëpunimi i dy partive deri më tani opozitare, LDK-së dhe VV-së, ka filluar rreth dy vite më parë kur koalicioni PANA kishte formuar qeverinë.

Si opozitë, këto dy parti patën tentuar të krijojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj, por kjo nuk ndodhi, pasi Haradinaj dha vetë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Sakaq, para zgjedhjeve të tetorit, këto dy parti patën disa përpjekje për të formuar një koalicion parazgjedhor, por këmbëngulja e të dyja partive për postin e Kryeministrit çoi deri në dështimin e një marrëveshjeje parazgjedhore.

Megjithëse dështuan në krijimin e koalicionin parazgjedhor, të dy partitë u zotuan se pas rezultateve të 6 tetorit do të bisedojnë për të krijuar koalicionin paszgjedhor dhe për të formuar qeverinë.

Në një intervistë televizive, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, pati thënë se partisë që do të dalë e para në zgjedhje do t’i takojë posti i kryeministrit.

“Shumë e thjeshtë, kush i fiton zgjedhjet e fiton pozitën e kryeministrit dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet kështu që natyrisht që edhe ne do ta udhëheqim qeverinë”, deklaroi Vjosa Osmani.

Osmani po ashtu kishte thënë se pas zgjedhjeve mundësia më e madhe për koalicion është me VV-në e Kurtit, ndërkaq ka theksuar herë pas here se me PDK-në e Kadri Veselit nuk do të ketë asnjë diskutim për koalicion.

Tags: Albin KurtiIsa MustafaRamush HaradinajZgjedhjet

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Rajoni

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Next Post

"Na griu malli për fëmijët dhe puthim kalamajt e fshatit"/ Deputeti: Rama u bë gazi i botës

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, 15 vite për armëmbajtje dhe burg kush bllokon rrugët

Lufta në Siri, zv-presidenti turk: S’pranojmë kërcënime







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

by mirseda
16:48 | 08/06/2026
0

Vetëm 30 minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar për të krijuar probleme në qytetin e Bulqizës. Uji...

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com