Një ish-konkurent i “Për’puthen”, Xhafer Thaqi ka dhënë një deklaratë të fortë, ku tha se vajzat e emisionit “Për’puthen” bëjnë takime me lekë. Ai madje ka zbuluar një aplikacion ku ia mundëson këto takime. I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai tha se disa ish-konkurente të “Për’puthen”, janë berë pjesë e një aplikacioni me pagesë, ku njihen me “bossët”.
“Më rregjistruan njëherë shokët e mi me shaka në këtë aplikacion. Papritur shoh një vajzë që ka qenë te “Për’puthen” dhe është shumë e famshme.
Mendova mos ishte adresë fallco, por ajo kishte shënuar të gjitha të dhënat e saj, përfshirë Instagramin dhe Snapchatin.
Ai është aplikacion +18, që meshkujt duhet të paguajnë që të takohen me këto vajza”, u shpreh ai.