Kreshnik Spahiu ka ironizuar marrëveshjen e nënshkruar nga Berisha dhe Meta për zgjedhjet vendore të 2023. Përmes një postimi në Facebook, Spahiu shkruan se Meta dhe Berisha janë bërë bashkë “kundër gjithë planetit”.
Statusi
PO NDODH: Firmoset marreveshja historike për rrëzimin:
– e qeverisë amerikane
– e qeverisë britanike
– e partive europiane
– në fund edhe qeverinë Rama
– Të dy së bashku kundër gjithë planetit
Pas firmosjes së marrëveshjes, Meta dhe Berisha janë pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi për humbjen pas kësaj firmosje dypalëshe.
Berisha është shprehur se Basha ka qenë një rast i paprecedentë për humbje. “Me Bashën ka patur vetëm humbje, kurse me Berishën marrëveshjet kanë qenë vetëm fitore. Realiteti dhe dëshmia me flagrante është incidenti Basha”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, Meta ka treguar se kjo është një lojë e vërtetë dhe ka përfunduar koha kur rezultatet trukoheshin nga Edi Rama. “Ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Edi Rama para se të fillonte. Kjo është një ndeshje e vërtetë dhe e pakompromisë sepse është ekzistenciale”, tha Meta.