Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 19.9 milionë lekë Bankers Petroleum

7 muaj ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 19.9 milionë lekë Bankers Petroleum

Autoriteti i Konkurrencës vendosi ditën e mërkurë të gjobisë kompaninë Bankers Petroleum me një gjobë prej afërsisht 19.9 milionë lekësh, për moszbatim të vendimeve të mëparshme Komisionit të Konkurrencës, të vitit 2020 dhe 2021.

Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës, rezultoi se ndërmarrja Bankers Petroleum Albania, e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022, si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022, pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit.

Në vendimin e datës 30 korrik 2020, Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, por duke vendosur disa detyrime për kompaninë. Konkretisht, nga Bankers kërkohej të aplikonte kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore, të furnizonte ndërmarrjet e përpunimit të naftës bruto në tregun vendas, në respektim të marrëdhënieve kontraktore bazuar në dispozitat e Kodit Civil.

Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania duhet të depozitonte pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo raportim tremujor mbi kostot e naftës, çdo raportim tremujor mbi prodhimin e naftës dhe operacionet hidrokarbure, si edhe të depozitonte për vlerësim paraprak çdo draft kontratë që do të lidhte me çdo rafineri, për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Gjithashtu, AK i rekomandonte Albpetrol dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) kryerjen e parashikimeve të nevojave të tregut vendas për furnizimet e nevojshme me naftë bruto dhe të mbikëqyrte planet e furnizimit të tregut vendas nga ana e Bankers Petroleum Albania LTD.

Vendimi i 22 prillit 2021 e shtyu periudhën e monitorimit të Bankers Petroleum deri në 31 korrik 2022.

Hetimi i Bankers Petroleum në vitin 2020 nisi pas ankesës së kompanive Tosk Energji dhe Al Global Oil, të cilat shfrytëzonin përkatësisht Rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, ankesa që lidheshin kryesisht me mosfurnizim në sasinë e nevojshme me naftë bruto nga Bankers.

Në fakt, e vetmja rafineri në vend që përpunonte naftën bruto për prodhim karburantesh, ajo e Ballshit, pas një serie të gjatë dështimesh për t’iu rikthyer funksionimit normal afatgjatë, u demontua dhe u shit për skrap, ndërsa toka ku ndodhet objekti pritet të përdoret nga blerësi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Në një kohë kur çmimet e karburanteve këtë vit kanë arritur nivele rekord, Shqipëria nuk ka një rafineri përpunimi që të shfrytëzojë sasitë e konsiderueshme të naftës bruto që nxirren në vend dhe që, në pjesën dërrmuese, eksportohen./Monitor

Tags: Autoriteti i konkurrencesBankers Petroleumgjobë

TË LIDHURA

Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Po qarkullojnë grupe kriminale me armë, ruani qetësinë!
Aktualitet

Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Po qarkullojnë grupe kriminale me armë, ruani qetësinë!

22:41 | 29/05/2023
Tensionet në Kosovë, Berisha del me akuzat e rënda ndaj Vuçiç
Politikë

Tensionet në Kosovë, Berisha del me akuzat e rënda ndaj Vuçiç

19:54 | 29/05/2023
“Çmendet” 38-vjeçari, dhunon ish-partneren në një lokal në Korçë
Aktualitet

Tentoi të vriste 24-vjeçarin pak ditë më parë, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

17:50 | 29/05/2023
Next Post
Arrestohet reperi Don Xhoni

Arrestohet reperi Don Xhoni

“S’kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt!”, Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Bashkisë Tiranë

"S'kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt!", Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Bashkisë Tiranë

Idajet Beqiri nxjerr emrin e politikanit të lartë që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur në Krrabë

Idajet Beqiri nxjerr emrin e politikanit të lartë që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur në Krrabë

JU REKOMANDJOMË

Shehi: Ka ende shanse të futemi në zgjedhje!

Shehi: Ka ende shanse të futemi në zgjedhje!

4 vjet ago
Rama: Miratuam draftin e 5 qershorit pa konsensus

Rama-Metës: Nuk u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë, por përse nuk pushon se ngatërruari dynjanë?

3 vjet ago
S’do ta besoni/ A e dini sa herë mendon një grua për ta lënë punën?

S’do ta besoni/ A e dini sa herë mendon një grua për ta lënë punën?

5 vjet ago
‘Mund të kishte viktima’, Behgjet Pacolli njofton ngjarjen e rëndë

‘Mund të kishte viktima’, Behgjet Pacolli njofton ngjarjen e rëndë

2 vjet ago




TË FUNDIT

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi
Stil

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Maj 2023

by mirseda
22:43 | 29/05/2023
0

Dashi Edhe vazhdimësia e kësaj dite do varet nga ju. Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe kërkoni të...

Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Po qarkullojnë grupe kriminale me armë, ruani qetësinë!

Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Po qarkullojnë grupe kriminale me armë, ruani qetësinë!

22:41 | 29/05/2023
Po afrohet dita e madhe! Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

Po afrohet dita e madhe! Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

22:18 | 29/05/2023
Kë thumbon Kejvina me postimin e saj të fundit? (Foto)

Kë thumbon Kejvina me postimin e saj të fundit? (Foto)

21:53 | 29/05/2023
Selena Gomez i bërtet truprojës pasi një fans i saj u afrua ta takonte (VIDEO)

Selena Gomez i bërtet truprojës pasi një fans i saj u afrua ta takonte (VIDEO)

21:33 | 29/05/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com