Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Pse është nder të jesh në skenë me mua?”, Rama vë në siklet politikanen holandeze

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Kryeministri Edi Rama, mbajti një fjalim në panelin e Kongresit të Socialistëve dhe Demokratëve në Berlin. Ai foli për sfidat e Shqipërisë dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Po kështu nuk munguan as batutat nga kryeministri Rama, i cili në fillim të fjalimit, vendosi në siklet politikanen holandeze Kati Piro, e cila po drejtonte Kongresin. Teksa Piri po thoshte se është nder që ta kishin mes tyre, Rama kërkoi të dinte arsyen përse. Politikania holandeze u mundua ta kalonte me buzëqeshje. Ndonëse u vendos në siklet, ajo u përgjigj duke thënë se është nder, pasi është një politikan i vërtetë.

Pjesë nga diskutimi:

-Zoti kryeministër, është nder edhe për mua që ndaj këtë skenë me ju, dhe është nder, në fakt, për të gjithë ne. Atëherë, ju si kryeministër i Shqipërisë, si mendoni ose cilat janë përparësitë dhe prioritetet për vitet në vijim për bashkëpunimin europian?

-Edi Rama: A mund të ma shpjegosh pse është nderi juaj?

-Është nder sepse ky është një politikan i vërtetë, është nder sepse ne njëherë kemi qenë nëpër takime në Zoom duke diskutuar për Ballkanin Perëndimor. Ju konsideroj gjithmonë një folës tejet interesant dhe nuk është sa për ta thënë në këtë skenë, sepse mund të jeni mjaft provokues, çka më pëlqen si holandeze. Priresh të jesh shumë i drejtëpërdrejtë, kështu që është një nder t’ju takoj ballë për ballë.

-Edi Rama: Mirë, le të themi që jam bindur tani. Po mendoja se cili do të ishte një kontribut i vlefshëm në këtë Kongres, ndërsa vij nga një vend që nuk është në BE, por është në E, në Europë dhe duke qenë pjesë e kësaj hapësire në zemër të Europës, në zemër të Bashkimit Europian, por jashtë Bashkimit Europian, që është Ballkani Perëndimor dhe mendova se nuk do ishte ide e keqe nëse do të përpiqesha të përcillja mesazhin se ajo çka nisi pak ditë më parë apo disa javë më parë në Pragë, në përpjekjen për ta bashkuar Europën përtej kufijve të Bashkimit Europian dhe për të përfshirë vende që në një mënyrë ose në një tjetër janë të lidhura, jo vetëm me fatin, thjeshtë me fatin e Europës, por gjithashtu me mënyrën sesi ecën përpara Bashkimi Europian.

Tags: beKati Piropolitikanen holandezerama

TË LIDHURA

Aktualitet

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026
Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Kryesore

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

16:47 | 06/06/2026
Next Post

Meta jep paralajmërimin e radhës: Do i japim goditjen në themel këtij sistemi

Moska i detyron rekrutët e rinj ti blejnë vetë jelekët antipl*mb

18-vjeçarja "mollë sherri" në vr*sjen e Martin Çeços, mbante lidhje të dyfishtë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Dasma e Dua Lipës ndez zemërim në Siçili, banorët protestojnë

by mirseda
17:41 | 06/06/2026
0

Festimet marramendëse të martesës së Dua Lipa dhe Callum Turner në Palermo të Siçilisë nuk kanë sjellë...

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com