Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sulmi kibernetik/Rama: Shqipëria e teta në Evropë për teknologjinë më të zhvilluar. Na sulmuan për strehimin e MEK

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sulmi kibernetik/Rama: Shqipëria e teta në Evropë për teknologjinë më të zhvilluar. Na sulmuan për strehimin e MEK

Gjatë fjalës në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, kryeministri Rama i është rikthyer çështjes sensitive, atë të sulmit kibernetik që erdhi nga Irani, duke nënvizuar se nuk ia arriti qëllimit. Kreu i qeverisë vuri në dukje se shkak i sulmit u bë strehimi i iranianëve nga vendi ynë. Ai shtoi më tej se bazuar në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet e 8 në Evropë dhe e 19-ta në botë lidhur me zhvillimin e sistemeve teknologjike.

“Ne u përballëm me një sulm të rëndë nga Irani, në përpjekje për të fshirë të dhënat tona dhe për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve online, që është një sistem shumë i zhvilluar në Shqipëri.

Vetëm dje në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet e 8-ta në Evropë dhe e 19-ta në botë, që nënkupton që kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online.

Ata na goditën në një pjesë strategjike të funksioneve tona të përditshme. Shqipëria është i vetmi vend në gjithë Evropën, që kishte më shumë hebrenj, sepse hebrejtë u mbrojtën dhe nuk ka asnjë dëshmi që iu dorëzuan nazistëve.

Kur Sllobodan Milosheviç nisi spastrimin etnik, rreth gjysmë milioni njerëz erdhën në Shqipëri. Kur filloi lufta në Afganistan, ne i hapëm dyert mijëra afganëve që askush nuk donte t’i merrte. Ishte një situatë e sikletshme, për tu parë që anëtarët e NATO-s patën idenë e tmerrshme të largoheshin pa ta. Ne nuk mund t’i shpëtonim të gjithë, por shpëtuam një pjesë të tyre”.

Portali shtetëror e-Albania ishte në shënjestrën e sulmeve kibernetike në mes të korrikut, dhe nuk funksionoi për disa ditë. Qeveria shqiptare njoftoi se bëhej fjalë për një sulm kibernetik të sofistikuar dhe të sinkronizuar nga jashtë. Njoftimin se prapa sulmit kibernetik qëndronte qeveria iraniane e bëri kryeministri Rama, në fillim të shtatorit. Më pas, të dy vendet i shkëputën marrëdhëniet diplomatike.

Diplomatët iranianë u larguan nga Ambasada në Tiranë, më 8 shtator. Shqipëria dhe Irani kanë marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria ka pranuar rreth 3.000 anëtarë të grupit opozitar të mërguar të Organizatës së Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur edhe me emrin persian Muxhahedin-e-Khalk (MEK). Ata janë vendosur në një kamp në afërsi të Durrësit.

Tags: evropeshqiperiasulmi kibernetikteknologjia

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Rama i “tërheq veshin” BE-së: Pa Erdoganin s’do të kishim vaksina (VIDEO)

Rama i “tërheq veshin” BE-së: Pa Erdoganin s’do të kishim vaksina (VIDEO)

Golat e nëntorit

Streha e fundit e Edi Ramës

Alfred Lela, poezi Sali Berishës në 78-vjetorin e lindjes

Alfred Lela, poezi Sali Berishës në 78-vjetorin e lindjes







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com