Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vendimi i 9 shtatorit ndau në dy epoka historinë e opozitës në Shqipëri

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjithë bota kërkon distancimin e PD nga Berisha, PD kërkon distancimin nga Basha

Nga: Mero Baze

Një vit më parë si sot në mbasdite, Lulzim Basha ka bërë aktin e tij të parë politik në jetën e vet, duke marrë përgjegjësinë personale për të ndarë fatin e Partisë Demorkatike nga Sali Berisha, i cili tri muaj më parë ishte shpallur “non grata” nga sekretari i Shtetit i SHBA.

Vendimi, i cili kishte pasuar dy muaj përpjekje të kujdesshme për të bindur Sali Berishën të shkëpuste fatin e tij nga PD, ishte një akt i parë i fortë politik i Bashës, i një politikani shqiptar, i cili pranoi të sakrifikoj karrierën e tij politike, për të mos identifikuar një parti politike në Shqipëri, me një lëvizje anti-amerikane.

Përtej fatit të Lulzim Bashës, vendimi i tij pati disa vlera të patjetërsueshme për politikën shqiptare.

Së pari, vendimi nxori zbuluar një lëvizje të fshehur anti-perëndimore në Shqipëri, e cila po maskohej pas siglave opozitare dhe kostumit perëndimor të Lulzim Bashës. Vendimi nxori zbuluar Sali Berishën para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, si një lider anti-amerikan e anti-perëndimor, që vendosi të angazhohet publikisht për të krijuar një front kundër Perëndimit në Shqipëri.

Në fillim SHBA, më pas Britania e Madhe, dhe në radhë Bashkimi Evropian, janë sot armiqtë e tij të mëdhenj ndërkombëtar, të njëjtë me armiqtë dhe kundërshtarët e Vladimir Putinit dhe aleancave anti-perëndimore në botë.

Së dyti, vendimi dëshmoi ndarjen e pashmangshme të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, në raport me Perëndimin. Beteja një vjeçare e Sali Berishës kundër Perëndimit dhe kundër lidershipit të PD, që i rezistoi atij, ka qenë lëvizja më e dhunshme politike në Shqipëri, më linçuesja dhe më e sponsorizuara nga krimi, se çdo lëvizje tjetër në Shqipëri.

Së bashku me Ilir Metën në një aleancë të shenjtë kundër Perëndimit, Sali Berisha përdori çdo mjet shtetëror, siç ishte presidenti, dhe çdo bandit apo para të zezë, të dëshmojë epërsi në një koalicion me Ilir Metën, madje dhe me non gratat e PS, kundër pjesës pro-perëndimore të PD në zgjedhjet e 6 marsit.

Edhe pse rezultatet nuk janë aq premtuese sa i lexon Sali Berisha, ai arriti t’i shpallë ato zgjedhje si fitore kundër SHBA dhe kundër Lulzim Bashës, edhe pse humbi keq përballë Edi Ramës.

Ai dëshmoi se beteja e tij është të kthejë PD në një front anti-perëndimor, pikërisht atë rrezik që paralajmëroi Lulzim Basha më 9 shtator të vitit të kaluar. Rezistenca e lidershipit të PD kundër tij, është rezultati i parë i rëndësishëm politik i PD, në përpjekje për të shpëtuar PD nga talibanizimi prej një udhëheqësi populist anti-perëndimor, i cili gjendet sot në të njëjtën listë me njerëzit më të urryer në botë për Perëndimin.

Së treti, vendimi i Lulzim Bashës dëshmoi çlirimin e energjive të reja opozitare dhe krijimin e një poli të ri politik në opozitë, i cili është realisht i distancuar nga pengmbajtësit e saj Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Deputetët opozitarë të cilët nuk i janë nënshtruar Sali Berishës, janë sot pjesa më e përgjegjshme e Parlamentit të Shqipërisë dhe të pa-inkriminuarit e politikës shqiptare. Ata kanë marrë një vendim politik personal, qoftë dhe për të sakrifikuar karrierën e tyre, por për të mos i krijuar alibi politike lëvizjes anti-perëndimore të Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke ruajtur idealin për të cilin u themelua Partia Demokratike, si partia e parë pro-perëndimore në Shqipëri. Sali Berisha me Ilir Metën ngjajnë sot para këtyre si Hysni Milloshi para PD në vitin 1991.

Të gjithë ata që sot thonë se vendimi i 9 shtatorit ngjalli Sali Berishën dhe shkatërroi Lulzim Bashën, në fakt e dinë se është e kundërta. 9 shtatori është e vërtetë që ka ngritur një të vdekur nga varri, që endet si lugat nëpër Shqipëri, por vendi i tij dhe destinacioni i tij është përsëri varri. Ai nuk ngjall dot më as veten, dhe as anti-amerikanizmin në Shqipëri. Ata po manipulojnë duke paraqitur pakënaqësinë opozitare si revoltë anti-amerikane. Por kjo nuk zgjat shumë. Bashkë me Ilir Metën ata janë dy kalorës të vrerosur të politikës shqiptare, që duan t’i injektojnë vrerin e tyre shoqërisë shqiptare. Janë thjeshtë dy të vdekur të pakallur.

Ndryshe nga ata, Lulzim Basha ka hyrë në politikë më 9 shtator të vitit të kaluar, pasi ajo është dita kur ai ka marrë një vendim politik personal, që dikton fatin e tij dhe të politikës shqiptare. Edhe sikur të hysh në politikë, vetëm me një vendim të tillë mjafton të mbetesh politikan.

Me atë vendim ai ka ridimensionuar politikën shqiptare, ka mbrojtur historinë e Partisë Demokratike dhe ka vendosur shumicën në pushtet, në pozitë të vështirë për të qenë ose forcë pro-perëndimore, ose pjesë e trekëndëshit të Bermundës. Çdo vendim i ardhshëm i politikës shqiptare do ta ketë 9 shtatorin si një standard pro, ose kundër Perëndimit. Ajo ditë i dha një shenjë shoqërisë shqiptare për t’u përgatitur për këtë betejë, për të mbrojtur Perëndimin në Shqipëri. Dhe ka një vit që shoqëria po përballet me këtë betejë.

Së fundmi, 9 shtatori dëshmoi se çfarë shkretëtirë politike ka prodhuar Sali Berisha në opozitë qëllimisht për të mbijetuar një dite të tillë. Fal rezistencës personale të shumicës së deputetëve të PD, ai nuk ka sot kontrollin e grupit parlamentar dhe të partisë, por spektri politik opozitar, figurat e vjetra politike të tij dhe gjithë shtypi pas tij, është sot dëshmi se ai ka qenë i qartë se zhdukja e personaliteteve politike të opozitës ka qenë e domosdoshme për të mos i pasur përballë në ditë të tilla të zeza për të.

Është e neveritshme të shikosh ish- zyrtarë të lartë të PD, ish- ministra dhe deputetë, gazetarë dhe veprimtarë të shoqërisë civile, që bëjnë sikur nuk e dinë çfarë fati të zi e pret opozitën me Sali Berishën, dhe hedhin një lopatë me dhe mbi të ardhmen e PD. Tani e vetmja ngjarje perëndimore e PD mbetet martesa e Shkëlzenit me Arminën në Itali. Nëse bëhet.

Gjunjëzimi i tyre nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, e bën dhe më dinjitoz aktin e Lulzim Bashës më 9 shtator, pasi ai provoi që nuk e bëri për ndonjë interes personal, siç po e bën Sali Berisha. Ai provoi se ishte gati të tërhiqej nga kreu i PD dhe të mbetej deputet i thjeshtë, por jo të firmoste me dorën e vet vdekjen e saj. Dhe ata që dinë të ikin, dinë dhe të vijnë. Ndryshe nga ata që kanë moto të jetës së tyre “pas meje qameti”.

 

Tags: bashaBerishamero bazePD

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
“Mehmetin e vrau Fiqiretja, Hysni Kapua ka dy gra”, Sigurimi i Shtetit regjistronte të gjitha bisedat për çdo kategori të burgosurish

"Mehmetin e vrau Fiqiretja, Hysni Kapua ka dy gra", Sigurimi i Shtetit regjistronte të gjitha bisedat për çdo kategori të burgosurish

Mesazhe dhe vizatime për Mbretëreshën në Pallatin Buckingham

Mesazhe dhe vizatime për Mbretëreshën në Pallatin Buckingham

Irani dënon ashpër sanksionet e SHBA-së për sulmin kibernetik në Shqipëri

Irani dënon ashpër sanksionet e SHBA-së për sulmin kibernetik në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit
Aktualitet

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

by mirseda
13:29 | 17/02/2026
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lezhë në orët e para të mëngjesit, ku një automjet ka...

Vetëplagosja e18-vjeçares në Sauk, lihet në burg i dashuri.Detyrim paraqitje për mamanë dhe xhaxhain

Vetëplagosja e18-vjeçares në Sauk, lihet në burg i dashuri.Detyrim paraqitje për mamanë dhe xhaxhain

12:42 | 17/02/2026
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Kryesinë e Kuvendit, VanHorn takim me Peleshin

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Kryesinë e Kuvendit, VanHorn takim me Peleshin

12:30 | 17/02/2026
Rama: Më dhemb çdo goditje e padrejtë që i bëhet këtij institucioni. Sa ujqër dhe minj ka Shqipëria

Rama: Më dhemb çdo goditje e padrejtë që i bëhet këtij institucioni. Sa ujqër dhe minj ka Shqipëria

12:27 | 17/02/2026
“I pikëlluar nga ajo që po ndodh, Linda Karçanaj është nënë e vetme me dy fëmijë” Rama ….

“I pikëlluar nga ajo që po ndodh, Linda Karçanaj është nënë e vetme me dy fëmijë” Rama ….

12:24 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com