Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet me Iranin/Zv. kryetari i Partisë së Lirisë: E drejtë, por e vonuar

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria ndërpret marrëdhëniet me Iranin/Zv. kryetari i Partisë së Lirisë: E drejtë, por e vonuar

Partia e Lirisë ka mbështetur vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, pas sulmeve kibernetike. Zëvendës Kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, tha se Partia e Lirisë e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi. Kjo forcë shprehet se qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA.

Kreu i qeverisë sqaroi në një videomesazh se Republika Islamike e Iranit fshihet pas sulmit kibernetik në e-Albania. Ai u shpreh se vendimi i Këshillit të Ministrave i është bërë me dije me notë zyrtare Ambasadës së Iranit në vendin tonë, dhe brenda 24 orëve kërkohet largimi i gjithë stafit të tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë.

“Qeveria shqiptare sot konfirmoi për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si rezultat i sulmit kibernetik ndaj vendit tonë kohët e fundit.

Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë, por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka patur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare.

Ne mendojmë, që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA, sidomos në kushtet e sotme të cënimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pakufizim të shtetasve nga këto vende jo-miqësore, që realizojnë interesa anti-perëndimore.

Partia e Lirisë, mendon që ngjarjet e fundit duhet të sjellin reflektim në qeverisje dhe thekson rëndësinë e qartësisë në politikën e jashtme që i duhet Shqipërisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian”.

Tags: agim neshoIraniramashqiperiSulmet kibernetikeZëvendës Kryetari i Partisë së Lirisë

TË LIDHURA

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset 69-vjeçarja holandeze
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset 69-vjeçarja holandeze

14:38 | 21/03/2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin
Kryesore

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin

14:20 | 21/03/2026
Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë
Kryesore

Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

14:09 | 21/03/2026
Next Post
Ndryshime në “Për’puthen”, zbulohet opinionistja që do të jetë krah Arjan Konomit

Ndryshime në "Për’puthen", zbulohet opinionistja që do të jetë krah Arjan Konomit

Yuri Kim mbështet vendimin e Shqipërisë: Kur aleati ynë sulmohet, SHBA do të ndërmarrë veprime!

Yuri Kim mbështet vendimin e Shqipërisë: Kur aleati ynë sulmohet, SHBA do të ndërmarrë veprime!

Komisioni Evropian propozon reduktimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Komisioni Evropian propozon reduktimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset 69-vjeçarja holandeze
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset 69-vjeçarja holandeze

by mirseda
14:38 | 21/03/2026
0

Një 69-vjeçare, që kishte ardhur sot me familjen për të vizituar Kalanë e Beratit, ka rënë aksidentisht...

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy ‘udhëheqës’ për kryeqytetin

14:20 | 21/03/2026
Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

Rama largon 3 emra/ Benet Beci, Emirjana Sako dhe Eduart Shalsi ikin si drejtues politikë

14:09 | 21/03/2026
Nga Xhafaj te Spiropali, PS bën ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe.

Rama: Jemi në pushtet falë grave, synojmë të kalojmë 34% përfaqësim.

13:51 | 21/03/2026
Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

Nesër opozita protestë kombëtare, Berisha zbardh skenarin: Deputetët nuk do të jenë në vijën e parë!

13:06 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com