Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Scholz dhe Macron letër Kurtit dhe Vuçiçit

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Scholz dhe Macron letër Kurtit dhe Vuçiçit

Kancelari Olaf Scholz dhe presidenti Macron i kanë bënë thirrje presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit kosovar Kurti “për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira”.

Për kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor. Liderët e dy shteteve më të fuqishme të Evropës kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t’i ofruar “mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak”. Scholz dhe Macron dërguan të dielën dy letra në Beograd dhe Prishtinë, me përmbajtje të ngjashme, përkatësisht presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kohë vendimtare për sigurinë në Europë

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serbi i publikuan letrat e kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, ku këta të fundit, shkruanin se “po ua adresojmë këtë letër në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”. “Ne jemi të bindur që në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës na duhet të bëjmë përpjekje edhe më të fuqishme që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme bilaterale dhe rajonale. Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie thelbësore”, thuhet  në letër. Duke ju drejtuar kryeministrit Kurti, por edhe presidentit Vuçiq dy liderët europianë theksojnë, “tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik”.

“Po u adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’iu bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që çojnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë”. Në lidhje me dërgimin  e dy këshilltarëve të tyre për siguri dhe politikën e jashtme, Scholz dhe Macron janë shprehur, se “propozimi ynë është, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opcionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt. Shpresojmë shumë që kjo iniciativë do të ketë interesin dhe përkrahjen tuaj”, thuhet në letrën e Scholz dhe Macron drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Brnabiq në Kosovë, Bislimi në Luginën e Preshevës

Kosova dhe Serbia pas tensioneve në veriun e Kosovës në fund të korrikut, me 27 gusht, u pajtuan që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Kjo marrëveshje filloi së zbatuari më 1 shtator pa incidente. Kjo duket që pati efekt të menjëhershëm në një qetësim gjakrash dhe relaksim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me vizita të ndërsjella ndërmjet zyrtarëve të lartë shtetërorë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq të hënën qëndron në Kosovë, ku do të vizitojë disa komuna në veri të Kosovës të banuara më shumicë serbe dhe do të takojë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po të hënën vizitojnë Luginën e Preshevës në jug të Serbisë. Ata do të bisedojnë me përfaqësuesit shqiptar të luginës. Të dy vizitat, ajo e Brnabiq në Kosovë dhe Bislimit e Nagavcit në Luginë të Preshevës u mundësuan në bazë të marrëveshjes Kosovë-Serbi për liri të lëvizjes dhe vizita të zyrtarëve të lartë të dy vendeve, e  cila daton që nga viti 2011. /DW

Tags: Emmanuel MacronkosovekurtiOlaf ScholzserbiVucic

TË LIDHURA

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!
Rajoni

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

18:05 | 24/12/2025
Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë
Rajoni

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

18:02 | 24/12/2025
“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit
Kryesore

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

19:11 | 23/12/2025
Next Post
Sherri mes vëllezërve/“Pësova tronditje, shkova në agjenci për t’u sqaruar”, autori rrëfen minutat para krimit

Sherri mes vëllezërve/“Pësova tronditje, shkova në agjenci për t’u sqaruar", autori rrëfen minutat para krimit

Dinakëria e Vuçiç, konfuzioni i Perëndimit dhe sharlatanët e tjerë të Ballkanit

Dinakëria e Vuçiç, konfuzioni i Perëndimit dhe sharlatanët e tjerë të Ballkanit

Kamera e fshehtë/ Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë lekë të mbyll çështjen

Kamera e fshehtë/ Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë lekë të mbyll çështjen







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!
Rajoni

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

by mirseda
18:05 | 24/12/2025
0

Pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë janë publikuar. Shqiptarët e moshës...

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

18:02 | 24/12/2025
Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com