Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Ballkani i Hapur” do zgjerohet/Rama i bën ftesë Italisë, Greqisë, Hungarisë dhe Turqisë

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ballkani i Hapur” do zgjerohet/Rama i bën ftesë Italisë, Greqisë, Hungarisë dhe Turqisë

Risia e Samit të “Open Ballkan” këtu në Beograd, ishte ulja në të njëjtën tavolinë me Presidentin Vuçiç, kryeministrat Rama, Kovaçevski, Abazoviç dhe Tegeltia edhe të ministrave të Jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë.

Një sinjal i qartë se “Open Balkan” ka nisur të mos mbetet thjesht një nismë e ngurtë Rajonale. “Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe dy miq shumë të rëndësishëm për ne, që përfaqësojnë dy vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë; ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë dhe miku im i dashur Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin dua ta falenderoj për praninë e tij.

Turqia është një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë, por edhe aleat i gjithë proceseve pozitive në rajonin tonë si dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, miku ynë Peter Szijjarto, që po ashtu dua ta falenderoj. Ashtu sikundër, e kemi bërë publike në Samitin e shkuar, ne ftuam edhe ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Italisë, që për arsye objektive dhe pamundësie, me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu. Por do të jenë përsëri të ftuar dhe shpresoj të jemi të gjithë së bashku të pranishëm në Samitin e ardhshëm në Tiranë”, tha Rama.

Mevlut Cavusoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë e shikon “Open Ballkan” si një mundësi për të dalë nga pengmarrja e BE për zgjerimin edhe për vendin e tij.

“Është koha të marrim fatin tonë në duart tona. Nisma kërkon një qasje të lirë në tregun e punës, shkëmbimi i studentëve, njohja e kualifikimeve akademike, që mund të trajtojë dhe problemin e rrjedhjes së trurit që ka Ballkani. Shpresoj se më shumë vende do i bashkohen “Ballkanit të Hapur”. Shpresojmë që nisma e “Ballkanit të Hapur” të përshpejtojë integrimin europian të rajonit. Turqia është Ballkan dhe ne jemi krenarë për këtë. Ballkani duhet të marrë në kontroll fatin e tij“, u shpreh Mevlüt Çaushoğlu, ministër i Jashtëm i Turqisë.

Presidenti Vuçiç dhe udhëheqësit e tjerë, pjesë e “Open Balkan”, shprehën gatishmëri për ta çuar përpara këtë iniciativë.

“Marrëdhëniet tona janë në maksimumin e tyre historik. Më kujtohet takimi i parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë e Edi Rama, shumë vite më parë ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike. Ndërkohë sot janë takime miqësore, popujt tanë kuptohen shumë mirë. Jam gjithashtu krenar të them se kemi marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Të gjitha këto arritje do të kontribuojnë më tej për nxitjen dhe përparimin e rajonit”, tha presidenti Vuçiç.

“Pres që Mali i Zi të bashkohet sa më shpejt. Nëse dikush do të shkojë në Mal të Zi, duhet të ketë vetëm një tabele që thotë “Mirëse erdhe në Mal të Zi”. Dua të përgëzoj presidentin Vuçiq dhe Kurtin për marrëveshjen në ditët e shkuara. A duhet të dërgojmë ushtrinë në kufi? A nuk na ka ardhur në maj të hundës? Kjo është e ardhmja e këtij rajoni? Ky rajon po përçon mesazhin që ne mundemi të ulemi në tryezë. Kjo nismë funksionon dhe këta njerëz ia dolën me sukses me veprimet e tyre të nënshkruajnë dokumente që e bëjnë jetën e qytetarëve më të lehtë“- u shpreh Dritan Abazoviç.

“Me marrëveshjet që do të nënshkruajmë në këtë samit, do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Fillimisht le të ndihmojmë njëri-tjetrin, kudo që është e nevojshme, dhe më pas do të tregtojmë në vendet e tjera ku është e nevojshme. Siç u ka hije fqinjëve të mirë“, tha Dimitar Kovaçevski.

“Procesi i “Ballkanit të Hapur” synon komunitetin e biznesit dhe qytetarët, kjo është arsyeja që jam këtu. Unë mendoj që Bosnja Hercegovina të bëhet pjesë e kësaj nisme“, u shpreh Zoran Tegeltija, përfaqësues i Bosnje Hercegovinës. Aspekti politik i këtij samiti ia la vendin nënshkrimit të disa marrëveshjeve. Ajo më e rëndësishmja heqja e barrierave apo kuotave për importin e grurit dhe ushqimeve të tjera mes vendeve të “Open Ballkan”. /Top Channel

 

Tags: Abazoviçballkani i hapurKovaçevskiramaTegeltiaVucic

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Pa rënë në kurthin e euforisë

Pa rënë në kurthin e euforisë

Hajgarja dhe kali i qyqes!

Hajgarja dhe kali i qyqes!

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm "shkund" Kretën







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com