Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk sheh mundësi që çështja e targave me Kosovën të zgjidhet para 1 shtatorit dhe shtoi se ai beson se Kosova me shumë gjasa do të nisë fushatën për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

“Nuk mendoj se do të ketë shumë sukses në këtë çështje. Edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në Bruksel se do të jetë i suksesshëm dhe se serbët do të jenë të interesuar që t’i ndryshojnë targat. Le të shohim, është një proces që do të zgjasë. Nuk ka asnjë shans që kjo çështje të zgjidhet para 1 shtatorit”, deklaroi Vuçiç të martën, më 30 gusht.

Pas ndërmjetësimit të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, më 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për çështjen e dokumenteve të identitetit. Megjithatë, vendimi i Prishtinës për riregjistrimin e makinave që përdorin targa të lëshuara nga Serbia, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Sikurse vendimi i dokumenteve për hyrje-dalje dhe ai për targat u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët ngritën barrikada në veri të Kosovës.

Vlerësohet se 10.000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse PZ, KM, PR, UR e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës ka argumentuar se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS- Republika e Kosovës. Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – por, Kurti ka hedhur poshtë këtë propozim.

Vuçiq tha se mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim pas samitit të vendeve të Ballkanit dhe vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe disa përfaqësuesve të tjerë evropianë, por shtoi se atij i duket se aktualisht nuk ka mundësi për përparim.

“Nuk ka dëshirë në Prishtinë për të diskutuar për zgjidhje racionale dhe zgjidhje kompromisi. Ndoshta jam vetëm unë, ndoshta evropianët e dinë më mirë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se Serbia është “gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare në të gjitha rastet dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare”. Ai tha se e vetmja politikë zyrtare e Beogradit është respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha rezolutat ndërkombëtare.

Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, deklaroi më 29 gusht se çështja e targave është më e vështira për t’u zgjidhur. Megjithatë, ai shtoi se mbetet “optimist” sa i përket mundësisë së zgjidhjes së këtij problemi. /evropaelire

Tags: Aleksandar VuçiçkosovaPresidenti i Serbisëtargat

TË LIDHURA

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Next Post
Zbulohet romanca e supozuar e Shakirës me Rafael Nadal

Zbulohet romanca e supozuar e Shakirës me Rafael Nadal

BE ‘e ndarë’ për ndalimin e vizave për rusët

BE ‘e ndarë’ për ndalimin e vizave për rusët

Rihapja e basteve sportive, Tabaku thumbon Ramën: Çka ndryshuar nga dje?!

Rihapja e basteve sportive, Tabaku thumbon Ramën: Çka ndryshuar nga dje?!







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin, Britania tërheq personelin nga baza amerikane në Katar
Bota

Trump paralajmëron Iranin, Britania tërheq personelin nga baza amerikane në Katar

by mirseda
19:08 | 14/01/2026
0

Mbretëria e Bashkuar po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar, sipas Sky News. Kjo...

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

18:43 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie

Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie

18:18 | 14/01/2026
Rama takim me grupin parlamentar socialist, zbardhet agjenda, marrin pjesë edhe ministrat

Rama takim me grupin parlamentar socialist, zbardhet agjenda, marrin pjesë edhe ministrat

17:48 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com